1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Karzai kërkon ndihma nga Kina

Presidenti afgan Hamid Karzai shkon sot për vizitë në Peking, ku do të takohet me presidentin Hu Jintao dhe kryeministrin Ven Jiabao.

default

Hamid Karzai

Hera e fundit që presidenti afgan Hamid Karzai vizitoi Kinën ishte gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2008. Ekspertë si Nicklas Norling nga Instituti për Siguri dhe Zhvillim (Institute for Security and Development) në Stokholm janë të mendimit se temat ekonomike do ta dominojnë axhendën e bisedimeve politike.

"Mendoj se tema kryesore, për të cilën do të diskutohet, do të jenë investimet direkte kineze në Afganistan. Kina është shumë e interesuar në një minierë të mineralit të hekurit në Afganistan, e cila do të ofrohet këtë vit për shitje", pohon ai.

Miniera e mineralit të hekuroit Hajigkat ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të Kabulit. Mendohet se atje ndodhet rreth 1.8 ton mineral hekuri.

Disa firma shtetërore kienze janë shumë të interesuara, por ministrja e jashtme amerikane Hillary Clinton i kërkoi qysh para një viti qeverizë kineze që të ndihmonte procesin e rindërtimit të Afganistanit, qoftë edhe me një ndërhyrje ushtarake në Pakistan apo Afganistan.

Afganistani shpreson ndihma

China Volkskongress März 2010

Wen Jiabao dhe Hu Jintao

Qeveria komuniste nuk e pranoi propozimin e ministres së Jashtme amerikane. Sidoqoftë mediat kineze spekulojnë gjatë këtyre ditëve se ndoshta qeveria komuniste ka ndryshuar qëndrim. Ministria kineze e mbrojtjes ka filluar në verë të vitit të kaluar ndërtimin e një rruge në rajonin e kufirit mes Kinës dhe Afganistanit. Por Bernt Berger, ekspert për Azinë dhe bashkëpunëtor i i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, nuk mendon se Kina do të angazhohet ushtarakisht në Afganistan.

"Kina duhet të mendojë në mënyrë afatgjatë, në rast se dëshiron të angazhohet në përpunimin e lëndëve natyrore minerale që ndodhen në Afganistan. Sepse kjo mund të realizohet vetëm në rast se mundësohet edhe trasportimi i mineraleve drejt Kinës. Kështu ministria kineze e Mbrojtjes ka filluar të mendojë që tani në drejtimin e duhur dhe po përpiqet që të kujdeset të paktën për sigurinë në këto rajone", shpjegon ai.

Ushtri jo, bashkëpunim ekonomik po

Kështu duket aktualisht politika kineze në Afganistan. Nga ana tjetër Afganistani mund të përfitojë shumë nga bashkëpunimi me Kinën, mendon Bernd Berger. Asnjë vend tjetër në botë përveç Kinës, mund të kryejë dot investime kaq riskante në Afganistan, shprehet eksperti gjerman për Azinë. Sipas tij, Kina është partnere ideale për Afganistanin.

Autor: Christoph Ricking/Sonila Sand

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZhA
  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZhA