1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Karzai dhe Abdullahu pretendojnë të jenë në epërsi me vota pas zgjedhjeve presidenciale

Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësim për shkak të mundësisë së dhunës së përgjakshme në luftën për pushtet pas zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.

Pamje nga Kabuli, 15 gusht 2009

Pamje nga Kabuli, 15 gusht 2009

Presidenti aktual Hamid Karsai dhe kundërkandidati i tij kryesor, ish-ministri Abdullah Abdullah, pretendojnë të jenë në epërsi me votat e fituara në zgjedhjet presidenciale. Të dy ata i referohen shtabeve të veta zgjedhore. Zëdhënësi i Karsait Valin Omar ka deklaruar për televizionin Al Xhazira se presidenti aktual është në epërsi. "Ajo që themi ne është se në bazë të të dhënave të komisioneve, të bëra publike në media, ne jemi në epërsi. Por kjo nuk do të thotë se i kemi fituar zgjedhjet. Ne presim fitoren, por fitoren nuk do ta shpallim deri në publikimin e rezultateve zyrtare.", theksoi Omar. Mirëpo edhe kandidati tjetër Abdullah pohon se është në epërsi. "Natyrisht që ne do të presim shpalljen prej komisionit të rezultateve zyrtare. Nga Jugu nuk kemi shumë informata, por në nga rajonet ku kemi informata del se unë jam në epërsi", theksoi Abdullahu.

Flagge USA EU.jpg

Bashkësia ndërkomëbtare apelon për maturi

Komisioni Evropian dhe G-8-ta kanë apeluar që kandidatët të jenë të matur në deklarata dhe të mos shpallin fitoren para publikimit të rezultateve zyrtare. I ngarkuari i posaçëm amerikan, Richard Holbrooke, pas takimit në Kabul me Karsain dhe Abdullahun, kërkoi maturi nga të dyja palët. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje kandidatëve në zgjedhjet presidenciale, të pranojnë rezultatin me ndjenjë përgjegjësie, cilido të jetë ai. Rasmuseni tha se, për këtë e kishin siguruar të gjithë kandidatët, gjatë vizitës së tij në Afganistan, në fillim të muajit.

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Obama i impresionuar me guximin e afganëve

Edhe presidenti amerikan Barack Obama i vlerësoi zgjedhjet presidenciale në Afgansitan si 'një hap të rëndësishëm përpara'. "Unë jam i impresionar me guximin që treguan afganët", tha Obama të premten para Shtëpisë së Bardhë në Uashington. "Ne jemi të bindur se e ardhmja u takon atyre që duan të krijojnë diçka e jo atyre që duan të shkatërrojnë", nënvizoi presidenti amerikan. Obama shprehu po ashtu bindjen se do të mposhtet ekstremizmi militant në Afganistan.

Rezultatet e para të pjesëshme zyrtare do të bëhen publike të martën. Vëzhguesit e zgjedhjeve njoftojnë se për shkak të kërcënimeve të talibanëve, pjesëmarrja në zgjedhje ka dalluar shumë varësisht prej rajoneve se ku ata kanë ndikim.

Autor: Agjencitë e lajmeve / Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 22.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JGId
  • Data 22.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JGId