1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Karta të reja për pokerin e klimës

Në prag të dialogut të Petersbergut për klimën me (01.05.) u mblodhën në Bonn të Gjelbrit evropianë. Drejtuesi i negociatave të BE, Artur Runge Metzger prezantoi gjithashtu në Bon pozicionet e BE.

default

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Meksikës, Felipe Calderon Hinojosa, në takimin e Petersbergut për klimën, 2 Mai 2010,

"Muajt e ardhshëm ne duhet të përpiqemi me partnerët tanë ndërkombëtarë, që të gjejmë rrugë për rritjen me të vërtetë të ofertave, për ta çuar përpara politikën për klimën në sektorë të veçantë."

Drejtuesi i negociatave për BE në bisedimet ndërkombëtare për klimën, Artur Runge- Metzger, solli për diskutim, pak ditë para Dialogut të Petersbergut për klimën, pozicionin e BE. Këtë takim e organizuan qeveria gjermane dhe qeveria e Meksikës. Në takimin e nivelit të lartë për klimën, që dështoi në dhjetor në Kopenhagë, BE iu përmbajt ofertës së tij të mëparshme: deri në vitin 2020 një reduktim prej 20%. Vetëm nëse do të ishin dakord edhe shtete të tjera të industrializuara evropiane, atëherë do të ishin të gatshëm evropianët, që ta rrisnin ofertën në 30%. Këto shifra mbajnë parasysh emisionet, që dëmtojnë klimën të matura në vitin 1990.

26.04.10 DW-TV GLOBAL IDEAS KLIMA MEXIKO 2.jpg

Trafiku një nga problemet e mëdha për klimën

BE gjithnjë e më i interesuar për një ofertë, qö shkon më larg se 20%

"Ajo, që shohim qartë ne, është që shifra 20%, për shkak të krizës ekonomike arrihet më me lehtësi. Njëkohësisht inovacionet, që kishim shpresuar ne, me arritjen e synimit prej 20% kanë bërë hapa pas. Duhet vrarë mendja për rrugë dhe masa, si mund të çohen me të vërtetë përpara inovacionet në uzinat industriale në Evropë. Dhe kuota 30% është në këtë drejtim një aspekt shumë interesant."

Me fjalë të tjera, e shumëcituara "Green New Deal", Marrëveshja e Re e Gjelbër, me të cilën synohet të arrihet një reformë e gjerë e ekonomisë dhe shoqërisë, duket tani një zgjidhje atraktive për Komisionin Evropian. Deri në fund të majit. Komisioni Evropian, thotë Artur Runge-Metzger, do të paraqesë një raport, në të cilin të prezantohen edhe opsione për synimin e 30% në reduktimin e gazrave të efektit serë.

Frankreich Regionalwahlen Daniel Cohn-Bendit

Daniel Cohn-Bendit

Mbështetjen e të Gjelbërve evropianë Komisioni duket se në këtë drejtim e ka të sigurtë. Në një kongres në Bonn përfaqësues të të Gjelbërve evropianë dhe të të Gjelbërve gjermanë diskutuan ndër të tjera me shefin e Sekretariatit të OKB-së për Klimën, Yvo de Boer për nevojën e kurorëzimit sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave për klimën të BE me një marrëveshje detyruese.Politikani i gjelbër gjermano-francez dhe deputeti në Parlamentin Evropian, Daniel Cohn-Bendit mbi shanset për ta arritur synimin e mbi 30 përqindshit:

"Ky është pozicioni ynë prej vitesh, këto 30 përqind. Ne përpiqemi, që përmes një mobilizimi të ri të krijojmë në thelb kushtet kuadër për ta arritur këtë synim. Për ne nuk ka rëndësi ripërkufizimi i synimit, por arritja e këtij synimi si evropianë."

Autor: Helle Jeppessen

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 03.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDBp
  • Data 03.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDBp