1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Karta Sociale e BE-së

Komisioni Evropian paraqiti paketën e ligjeve sociale për përmirësimin e të drejtave sociale të qytetarëve. Kjo temë gjen jehonë në shtypin e së enjtes.

default

Gazeta "Kölnische Rundschau" komenton: "Komisioni i BE-së nuk do që të vazhdojnë të përfolurat, se e ka lënë pasdore qytetarin e thjeshtë. Komisioni do të tregojë, se ai jo vetëm është i dobishëm për qytetarët, duke vendosur rregulla të favorshme për ta si në rastin e tarifave të telefonisë, por edhe se ky institucion i mbron qytetraët. Ndaj Brukseli prezantoi një paketë gjigande me propozime dhe rekomandime për politikën sociale. Por volumi i kësaj pakete të ngjall dyshime. Duken mjaft të përgjithshme ato që propozon komisioni. Ndaj s´është për t´u habitur që të parët që do të shprehin dyshimin, do të jenë ata, që mendojnë, se BE-ja gjithësesi ndërhyn në gjëra që nuk i takojnë. Por refuzime të tilla përgjithësuese nuk janë të thelluara. Së pari, sepse paraljamërimi "shumë tepër Evropë" ngjall reminishenca dhe nuk ofron argumenta. Së dyti, sepse kundërshtarët e palodhur të zgjidhjeve të përbashkëta evropiane, e injorojnë faktin, që Evropa po zhvillohet."


Duke komentuar në të njëjtën linjë gazeta "Stuttgarter Zeitung" nxjerr një tjetër aspekt në pah: "Politika sociale është bërë edhe më e vështirë në një BE të pabarabartë. Me paketën e prezantuar tani Komisioni i BE-së do t´u tregojë qytetarëve, se nuk i ka lënë ata pasdore. Edhe në Bruksel po përforcohet bindja, se Evropa nuk mund të rritet e bashkuar, nëse qytetarët e saj nuk mund të identifikohen me veprën e unifikimit, nëse ata kanë përshtypjen, se Evropa nuk ndërtohet për njerëzit. Njerëzit duhet ta ndjejnë, që edhe ata përfitojnë prej tregut të brendshëm të sukseshëm të BE-së dhe që Evropa edhe në epokën e globalizimit i përmbahet modelit të ekonomisë sociale të tregut."


Për "Ostthüringer Zeitung" : "Askush nuk duhet të harrojë, që ende nuk ka mirëkuptim për një model të shtetit social. Dallimet mes tendencës intervenuese të francezëve dhe parimeve të tregtisë së lirë të britanikëve janë simidis dy botëve, po ashtu si edhe tradita e luftës së punëtorëve në vendet skandinave dhe e atyre në Mesdhe. Axhenda sociale e paraqitur të mërkurën i respekton këto ndryshime. Ajo nuk synon të vendosë barazinë me shkopin magjik, por ka për qëllim të plotësojë ato boshllëqe, që shteti kombëtar, i cili vazhdon të jetë vendimmarrësi sovran sa i përket punës, pensioneve dhe shëndetësisë, nuk është në gjendje t´i drejtojë me efikasitet."

  • Data 03.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EV66
  • Data 03.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EV66