1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Karta e Sirisë e Putinit në konfliktin e Ukrainës

Në krizën e Sirisë mbivlerësohet fuqia e Rusisë. Rreziku që Moska paraqet për Ukrainën dhe Evropën, nga ana tjetër, nënvlerësohet. Kjo në një kohë kur të dyja kanë lidhje me njëra-tjetrën, mendon Ingo Mannteufel.

Në vitin 2015 që po përfundon, duket se Presidenti rus Putin dhe strategët e tij të politikës së jashtme kanë arritur që me teknikën e sprovuar Maskirovka të ushtrisë sovjetike dhe të shërbimit të fshehtë sovjetik ta mashtrojnë Perëndimin dhe ta shmangin nga objektivi i vërtetë.

Shtim i angazhimit në Siri

Angazhimi ushtarak i Rusisë në luftën e Sirisë e surprizoi Perëndimin dhe madje e frikësoi pak. Putini mundi të lërë kështu përshtypjen e të fuqishmit në politikë (-n e jashtme). Kjo në një kohë kur sekreti vendimtar i kësaj fuqie të supozuar është dobësia e dukshme e SHBA dhe e BE. Sepse për katër javë me radhë ata u angazhuan vetëm me gjysmë zemre në Siri: fillimisht kriza e refugjatëve, rreziku i terrorit nga IS dhe shfaqja e njësive luftarake ruse e zgjuan me trembje Perëndimin dhe e bënë të angazhohet më fort.

Por fuqia e Rusisë në luftën e Sirisë as nuk duhet mbivlerësuar. Sigurisht që si anëtare e përhershme në KS të OKB-së, Rusia ka pasur gjithmonë në dispozicion mjete për t'i vënë shkopinj në rrota politikës së jashtme të Perëndimit. Me ndërtimin e një baze ajrore në Latakia dhe shkrehjen e raketave me kokë shpërthyese nga kryqëzorët, Kremlini e intensifikoi angazhimin. Por nga ky demonstrim muskujsh në politikën e jashtme nuk duhet të gabohet askush: që më parë, Moska e ka mbështetur me diplomaci dhe ndihmë ushtarake edhe më parë personin nën mbrojtjen e saj, Assad.

Ingo Mannteufel Kommentarbild App

Ingo Mannteufel, shef i Departamentit të Evropës e Rusisë në DW

Një rend të ri botëror, Moska gjithsesi nuk do të jetë në gjendje të krijojë me angazhimin e saj ushtarak në Siri - për këtë, gjendja në Lindjen e Afërt, me fuqitë e shumta konkurruese rajonale dhe palët e luftës është shumë komplekse. Këtë strategët në Moskë duhet ta dinë. Por që me angazhimin ushtarak në Siri, Rusia zemëron armikun e betuar Amerikë dhe para së gjithash Arabinë Saudite, kjo për të është një efekt anësor i mirëpritur. Në fund të fundit, është Arabia Saudite që ndikon në uljen e çmimit të naftës, kaq të rëndësishëm për Rusinë.

Jackpot-i Ukrainë

Angazhimi i shtuar ushtarak rus në Siri mund të kuptohet vetëm përmes prizmit të Ukrainës: sepse Vladimir Putini është i interesuar që nga njëra anë të zbusë sanksionet e vendosura kundër Rusisë. Nga ana tjetër, synohet destabilizimi i Ukrainës dhe prishja në këtë mënyrë e rrugës së saj për në Evropë. Kësaj i shërbejnë strukturat e pushtetit në Lindje të Ukrainës, të varura nga Moska - të ashtuquajturat Republika Popullore DNR dhe LNR. Ekzistencës së tyre do t'i vihej pikëpyetje, po të zbatohej plotësisht Marrëveshja Minsk II dhe sikur Kievi të rivendosë kontrollin mbi kufirin e tij me Rusinë. Zbatimi i Minsk-II është sërish edhe parakusht për heqjen e sanksioneve të Perëndimit.

Megjithatë nuk duhet pritur, që marrëveshjet e Minskut të realizohen vitin e ardhshëm. Në vend të kësaj, Moska synon që Donbassi të kthehet në një të ashtuquajtur "konflikt të ngrirë". Moskën e ndihmon këtu politika e Ukrainës, e cila e ka të vështirë t''u japë më shumë autonomi rajoneve, duke e ndryshuar kushtetutën siç e kërkon marrëveshja Minsk-II.

Objektivat e Rusisë në vitin 2016

Prandaj politika e jashtme ruse do të jetë e interesuar vitin e ri që t'ia hedhë udhëheqjes shtetërore të Ukrainës fajin për dështimin e Marrëveshjes Minsk-II dhe që të tregohet si partner pjesërisht bashkëpunues i Perëndimit në Siri.

Shpresa e Kremlinit është që atëherë shtetet e BE, të prekura fort nga kriza e Greqisë, kriza e refugjatëve, rreziku terrorist dhe forcimi i forcave antievropiane, t'i zbusin sanksionet e drejtuara kundër Kremlinit ose t'i heqin ato. Karta e Sirisë e Putinit do të kishte arritur kështu fitimin maksimal.