1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Karsai kërkon tërheqjen e trupave nga Afganistani

SHBA do të tërhiqet hap pas hap nga Afganistani. Për presidentin afgan Karzai tërheqja bëhet shumë ngadalë. Presidenti amerikan Obama saktësoi në prag të samitit të Natos në Lisbonë (19-20. 11) strategjinë e Uashingtonit

default

Rrallë herë më parë komandanti për Afganistanin, gjenerali Petraeus, ka qenë kaq i zemëruar me presidentin afgan. Kjo për shkak se presidenti Karzai në një intervistë dhënë në fundjavë gazetës Washington-Post jo vetëm që ka kërkuar tërheqjen e shpejtë të mundësisht shumë ushtarëve amerikan, por ka kritikuar ashpër edhe thelbin e taktikës së Petraeusit: sulmet e natës të njësive speciale amerikane ndaj qendrave komanduese të dyshuara të talebanëve.

Schweiz Afghanistan Wirtschaft Weltwirtschaftsforum in Davos Hamid Karsai

Presidenti afgan Hamid Karzai

Sulmet e natës ndaj shtëpive afgane janë një problem i përhershëm. Dhe ato duhet të ndalen më në fund, ishte apeli i Karzait drejtuar përmes Washington-Postit qeverisë amerikane dhe gjeneralit Petraeus.


Petraeus i zhgënjyer nga Karsai

Gjenerali amerikan është habitur dhe zhgënjyer nga kërkesa e Karzait, njofton kanali televiziv amerikan CNN. Karzai me kritikën e tij e dobëson tërë misionin e NATO-s në Afganistan, theksoi ushtaraku më i rëndësishëm i Obamës në Hundikush. Përveç kësaj operacionet speciale, të kryera natën kundër depove të eksplozivit dhe strehimoreve të komandantëve talebanë, janë treguar shumë efektive, deri tani është gjashtëfishuar numri i të vrarëve, apo të arrestuarve nga radhët e udhëheqësve të kryengritësve, tha Petraeus.

David Petraeus NATO US Force Afghanistan

Gjenerali David Petraeus

Dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton shtoi në adresë të Karzait se: "Kjo ishte padyshim një luftë e vështirë e trupave amerikane. Por po ashtu një luftë shumë e suksesshme. Kjo për faktin se operacionet speciale të natës kanë pasur ndikime të rëndësishme ndaj udhëheqësve talebanë."

"Nga ana tjetër të gjitha operacionet e njësive speciale amerikane janë dakorduar me qeverinë e Afganistanit", theksoi Clinton.

"Këtu nuk mund të flitet për veprime arbitrare amerikane, në të gjitha operacionet kanë qenë pjesëmarrës ushtarët afganë. Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë shqetësimet me Karzain për shkak të civilëve të vrarë, prapëseprapë nuk mund të hiqet dorë nga këto operacione speciale", u shpreh sekretarja amerikane e shtetit, Clinton.

"Këto operacione në bazë të informatave të sakta të shërbimeve të fshehta janë arma jonë më e rëndësishme kundër udhëheqësve të talebanëve."

Në vitin 2014 duhet të përfundojë misioni luftarak i NATO-s në Afganistan

Sidoqoftë në një pikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një mendjeje me Karzain: për përfundimin e misionit në vitin 2014. Qysh vitin e ardhshëm provincat, që kërcënohen më së paku nga talebanët, do të kalojnë në komandën e ushtrisë afgane.

ISAF Kommandeur zieht Bilanz NATO Einsatz

ISAF-i të tërhiqet deri në vitin 2014

Dhe pikërisht në vitin e zgjedhjeve presidenciale amerikane më 2012 ushtarët amerikanë duhet të tërhiqen edhe nga vijat e frontit në provincat e rrezikshme në jug dhe lindje të Afganistanit. Por gjithnjë me një kusht: që talebanët do të jenë dobësuar dukshëm deri atëherë dhe trupat afgane do të jenë me të vërtetë të gatshme për marrjen përsipër të gjendjes së sigurisë.

"Ushtria afgane, qeveria qendrore dhe qeveritë në provinca duhet të forcohen", është kërkesa e presidentit Obama për samitin e ardhshëm të Natos në Lizbonë. Dhe aq shumë, sa ato të mund të marrin përsipër përgjegjësi reale për të ardhmen e Afganistanit.

Se a do të arrihet kjo deri në vitin 2014 sipas mendimit të ekspertëve për Afganstanin në Pentagon është shumë e diskutueshme. Sipas vlerësimit të tyre trupat amerikane në Afganistan do të jenë të domosdoshme edhe pas katër viteve. Dhe më tej si të ashtuquajtura njësi trajnuese edhe atëherë, kur të gjithë aleatët e Natos do të jenë larguar nga Hindukushi.

Autor: Ralph Sina/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.11.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAEX
  • Data 16.11.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAEX