1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Karolos Papulias bëhet "Qytetar nderi" i Gjirokastrës

Këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i ka akorduar titullin e lartë "Qytetar Nderi" presidentit të Greqisë z. Karolos Papulias për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Greqisë.

Karolos Papoulias në një vizitë në Deutsche Welle

Karolos Papoulias gjatë një vizite në Deutsche Welle


Përpos një lidhjeje personale me popullin shqiptar, ku siç ka deklaruar vetë, se ka pirë qumësht nga një nënë shqiptare në vitet 1923 -1924, Karolios Papulias është personaliteti dhe politikani që kontribuoi i pari për shkrirjen e akujve mes të dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë. Si ministër i jashtëm i Greqisë, Papulias ishte nismëtar për rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe hapjen e pikave të para të pikëkalimit kufitar në vitin 1985. I lindur fare afër kufirit shqiptaro-grek, në Voshtinë, Papulias më mirë se kushdo tjetër njihte dhe promovonte trashëgiminë e mrekullueshme të marëdhënieve mes të dy vendeve.

………
Njëherësh thuhet në motivacionin shoqërues, Papulias është dhe presidenti që mbështet harmoninë dhe bashkëjetësën ndëretnike mes dy popujve, një garant edhe për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi të cilët kanë gjetur derën e hapur dhe mbështetjen për më shumë të drejta, për më tepër respekt e dinjitet njerëzor, për trajtimin e barabartë e sipas legjislacionit europian. Në kujtesën dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve, figura dhe aktiviteti i Ministrit të jashtëm grek të viteve 1985 - 1990 Karolios Papulias, ka mbetur e shënjuar si figura e një politikani aktiv, mik dhe tejet i dashuruar me Shqipërinë, tejet i afërt me njeriun shqiptar edhe për faktin se një nënë shqiptare e ka mendur në ditët e vështira të kohës.Si politikan, personalitet i shquar, intelektual, por dhe me një eksperiencë personale të mrekullueshme në jetën njerëzore, z.Papulias ka dhënë shembullin e vyer të miqësisë, të harmonisë e mirëkuptimit mes popullit shqiptar e minoritetit grek që jeton në Shqipëri. Nderimi me titullin e lartë "Qytetar Nderi" kryhet vetëm pak ditë para vizitës zyrtare që presidenti Bamir Topi do të zhvillojë në Athinë më 24 dhe 25 nëntor.

  • Data 13.11.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAz2
  • Data 13.11.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAz2