1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Karnavalet - Biznes miliardësh

Karnavalistët gjermanë japin për gazmendin e organizuar rreth dy miliardë euro. Që nga konstumi deri tek fjetja në hotel. Qëndrat si Këlni u gëzohen tatime shtesë nga bizneset.

Festa e Karnavaleve mobilizon në Gjermani miliona njerëz dhe ata vënë në lëvizje shumë miliona euro. Karnavali është një faktor i rëndësishëm ekonomik. Eksperti i marketingut Jan Wieseke, profesor në universitetin e Bochumit, thotë se sa u përket aspekteve të ekonomisë së tregut, festa ka një pozicion të veçantë. Edhe konkurrenca Halloween-i, kur njerëzit gjithashtu vishen me kostume të ndryshme, nuk ka të krahasuar me karnavalin.

Sipas shoqates Federale Gjermane të Karnavalit (BDK) vëllimi i fitimit vjetor nga karnevali arrin në gati dy miliardë euro. Nën ombrellën e BDK janë të organizuar jo më pak se 2.6 milionë karnevalistë në rreth 4.700 shoqata.

Karneval 2013 Köln Rheinland Weiberfastnacht OVERLAY

Karnaval Këln 2013

Dhe jo vetëm ato shpenzojnë shumë në këto ditë. Kështu qëndrat e karnavalit si Këlni, Dusseldorfi dhe Mainci tërheqin miliona vizitorë, që mbushin me para arkat e hoteleve dhe restoranteve. Elementi i turizmit gjatë karnavalit sjell fitime milionëshe në mbarë vendin, thotë shkencëtari i marketingut Jan Wieseke.

Karnavali ngre tatimet e biznesit

Në Këln, për shembull, karnevali çdo vit sjell një xhiro mesatare prej më shumë se 460 milionë eurosh. Vetëm 165 milionë euro shkojnë në restorante dhe hotele. Për kostumet e tyre këlnasit japin rreth rreth 85 milionë euro. Por edhe qyteti i Këlnit dhe rrethinat përreth përfitojnë shumë, fundja ata fitojnë në kohën rreth karnavalit në disa javë deri pesë milionë euro në tatime shtesë nga bizneset.

Sambacabana

Grupi Sambacabana, Këln 2013

Karnavali rrit edhe nivelin e tregtisë së prodhuesve të ëmbëlsirave dhe karameleve, madje edhe të firmave në landet e tjera gjermane, ku nuk festohet, si në Saksoninë e Poshtme dhe Brandenburg. Kështu në procesionin e karnavalit të hënën në Këln hidhen 330 tonë karamele, 700.000 çokollata dhe 220.000 bonboniera mbi kokat e njerëzve, që gëzojnë buzë rrugës. Në Dusseldorf shoqatat e karnavaleve shpërndajnë më shumë se 45 tonë ëmbëlsira në popull.

Karnevali siguron 40.000 vende pune

Në mbarë vendin miliona karnevalistë vënë në lëvizje mbi 2 miliardë euro. Kjo për një traditë popullore është një shumë e madhe, thotë eksperti i ekonomisë Jan Wieseke. Për zanatet e vogla, "si prodhimi i kostumeve është e rëndësishme," thotë Wieseke. "Por për firmat, që prodhojnë pije, është shumë, shumë interesante, që të ofrojnë në këto kohë."

Karnaval Këln 2013

Karnaval Këln 2013

Rreth 3.000 sipërmarrje gjermane me mbi 40.000 të punësuar jetojnë tani gjatë gjithë vitit nga biznesi me karnavalin. Por po ta shohësh më me vemendje, kjo nuk është diçka e çuditshme, thotë Jan Wieseke. "Sezoni i karnavalit është i gjatë dhe përgatitja është e gjatë. Kjo do të thotë se nuk janë aq shumë muaj, në të cilët nuk ka karnaval. Kështu për disa degë, është një ngjarje, për të cilën punohet gjithë vitin.".

Jo vetëm tri ditë

Si për firmën Keller nga Bochumi, e cila furnizon prej më shumë se 25 vjetësh me kostume dhe pajisje karnavali. Për drejtorin menaxhues Horst Krokowski karnavali është "një biznes, që na punëson jo vetëm tri ditë, por që nga blerja, përgatitja dhe xjerrja në shitje, është një biznes, që shtrihet gjatë gjithë vitit."

Loss mer singe

Festimet e Karnavaleve, Këln 2013

Në këtë sezon, Horst Krokowski ofron se 1000 artikuj. Me shitjen e më shumë se një milionë copëve para procesionit të së hënës ai ka një fitim bruto prej 20 milionë eurosh. Fundja nuk bëhet fjalë vetëm për karnavalin në qëndrat e njohura buzë Rinit. Vetëm me të nuk do të nxirrja dot më fitime, thotë Krokowski. Produktet e firmës së tij shkojnë edhe në landet e reja federale (pjesë të ish RDGJ-së), "madje edhe në Berlin, në kryeqytet".