1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020110 Dänemark Anschlag

3 Janar 2010

Një somalez i armatosur me sopatë dhe thikë hyri në banesën e një karikaturisti danez. Karikaturat e tij për Muhametin patën shkaktuar para katër vjetësh indinjatë në botën islame

https://p.dw.com/p/LJ81
Karikaturisti danez, Kurt Vestergaard.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Karikaturisti danez Kurt Vestergaard i ka shpëtuar për pak vdekjes, kur të premten në mbrëmje (1.1.) aty nga ora 22.00, një 28 vjeçar i armatosur me sopatë dhe thikë hyri në banesën e tij në Århus në perëndim të Danimarkës. 74 vjeçari së bashku me mbesën pesëvjeçare mundi të fshihej në banjë, të cilën rojet e tij e kishin kthyer në të ashtuquajtur „dhomë paniku". Dhomën e mbrojtjes me derë me pllaka çeliku dhe me dritaren me xham antiplumb. Vestergaard e kishte treguar para disa javësh në televizionin danez.

Angriff auf Kurt Westergaard
Policia para shtëpisë së Kurt VestergaardFotografi: picture alliance / dpa

Këtu brenda somalezi nuk mundi të hynte, derisa erdhi policia. Por ai e kishte mallkuar me zë të lartë dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste. „Për pak kam shpëtuar“, i tha karikaturisti gazetës së tij „Jyllands-Posten.“ Sulmuesi e nxori zemërimin e tij në fund ndaj komandos së policisë, e cila po vinte me dhjetë makina patrulle, tha kreu i skuadrës së policisë Bent Nielsen në radion daneze.

Dänemark Karikaturist Kurt Westergaard
Somalezi i plagosur dërgohet në spitalFotografi: AP

„Ai sulmoi patrullën e parë dhe gjuajti me sopatë një polic. Kolegët e tij e qëlluan pastaj me armë në këmbën e djathë dhe në dorën e majtë."

28 vjeçari u dërgua në spital me plagë të rënda në rrezik jete, tha Nielsen. "Ai akuzohet për tentativë të dyfishtë për vrasje, ndaj Kurt Vestergaard dhe një polici.“

Shërbimi sekret: Lidhje të ngushta me grupet terroriste

Sipas të dhënave të shërbimit sekret danez i riu, që jeton një perëndim të Danimarkës, është prej kohësh në shënjestër të organeve të sigurisë. Ai është anëtar i një celule daneze të radikalëve me lidhje të ngushta me milicët somalezë El-Shabab, si dhe me udhëheqjen e rrjetit terrorist Al Kaida në Afrikën Lindore. Ai ka qenë shpesh në këtë rajon dhe ka marrë pjesë në aktivitete terroriste. El Shabab është kthyer në një magnet për islamistët e rinj nga SHBA, Pakistani, si dhe vendet e tjera evropiane.

Protesta dhe kërcënime

Në shtator 2005 gazeta „Jyllands-Posten“ botoi 12 karikatura të profetit Mohammed. Vestergaard pati vizatuar profetin me një bombë në turban. Nga protestat e ashpra në shumë vende muslimane një vit më vonë u ndez legata daneze në Liban, u bojkotuan mallrat daneze dhe u vendos një çmim për kokën e karikaturistit.

Dänemark Zeichner von Jyllands Posten Kurt Westergaard
Gazeta daneze «Jyllands-Posten»Fotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Në shkurt 2008 organet daneze të sigurisë arrestuan një grup emigrantësh pak para një atentati kundër Vestergaardit. Në tetor 2009 u arrestuan dy burra me origjinë pakistaneze. Edhe ata duhet të kishin planifikuar sulme kundër Vestergaardit dhe gazetës. Karikaturisti jeton prej katër vjetësh nën mbrojtjen e vazhdueshme të policisë. Që atë natë ai është dërguar në një vend të sigurtë.

Autor: Alexander Bude/Angjelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani