1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kardinalë të rinj, kisha bëhet më globale

Këtë të shtunë (22.2.14) Papa Françesku shuguron në Vatikan kardinalë 19 ipeshkvë, ndër to edhe gjermanin Gerhard Ludwig Müller. Çfarë ndryshon për kishën katolike?

Kjo është vetëm një letër. Por megjithatë edhe një tjetër diçka e veçantë në mënyrën e veçantë të drejtimit të Papa Françeskut. Pak para shpalljes të kardinalëve të rinj 77-vjeçari u shkroi një letër të 19 klerikëve, që pranohen tani solemnisht në rrethin e kardinalëve dhe bëjnë kështu pjesë në rrethin e klerikëve më të lartë të kishës katolike. "Titulli i kardinalit nuk është një ngritje, as nder e as stoli, ai është thjesht një shërbim, që kërkon të zgjerosh horizontin dhe të hapësh zemrën", porosit Françesku kardinalët e rinj. Ju duhet ta pranoni këtë shërbim "me zemër të thjeshtë dhe modesti", pa asnjë "mondanitet vanitoz".

Peshkopi Gerhard Ludwig Müller

Peshkopi Gerhard Ludwig Müller bëhet kardinal

Kjo kërkesë vlen për klerikë nga e gjithë bota. Sepse me pranimin e parë të kardinalëve të rinj gjatë pontifikatit të tij njëvjeçar Papa nga Argjentina i jep një përbërje më globale kolegjit të kardinalëve. Eshtë e dukshme se ai dëshiron të theksojë strukturën e kishës katolike si një komunitet botëror.

Kardinalët nuk janë vetëm personalitetet më të lartë katolikë pas Papës, por edhe këshilltarët e tij kryesorë. Përveç kësaj për aq kohë sa nuk kanë mbushur 80 vjeç, ata përbëjnë rrethin e atyre, që pas vdekjes apo dorëheqjes së Papës, zgjedhin kreun e ri të kishës. Nga 19 klerikët, që dalin tani para Françeskut në bazilikën e Shën Pjetrit, tre janë tashmë mbi moshën 80 vjeç. Kështu që ata nuk mund të marrin më pjesë në zgjedhjen e një pape. Numri i atyre që mund të zgjedhin Papën në një konklavë të ardhshme është tani për tani 122. Midis tyre janë pesë gjermanë.

Numri dy, numri tre

Vështrimi në rradhën e kardinalëve bie vetiu në dy personalitete të aparatit të kishës në Romë. Françesku bën kardinal sekretarin e tij të shtetit, arqipeshkvin Pietro Parolin (59), të ardhur në detyrë së fundi, dhe prefektin e Kongregacionit të Besimit, arqipeshkvin Gerhard Ludwig Müller (66). Këto janë bashkëpunëtorët e tij kryesorë, si të thuash numri dy dhe numri tre në hierarkinë e Vatikanit. Përveç kësaj bie në sy që ai jep titullin e kardinalit dhe kandidatëve të beftë. Në Azi, Afrikë, apo Amerikën Qendrore.

Nga 122 kardinalët e ardhshëm saktësisht gjysma vjen nga Evropa, 61. Kështu që kontinenti i vjetër është ende i mbipërfaqësuar, sepse në Evropë bie numri i katolikëve, ndërsa rritet në kontinente të tjera. Afro një në katër katolikë në botë jeton në Evropë. Edhe pse kolegji i kardinalëve deri tani nuk është një instancë përfaqësuese, përbërja e tij nuk pasqyron ndryshimet e katolicizmit botëror gjatë dekadave të fundit.

Ende shumë italianë

Kështu një ndër katër zgjedhësit e mundshëm të papës është italian (28). Roli tradicionalisht i fortë i italianëve në kolegjin e kardinalëve dhe në kurie është evident në aparatin e Vatikanit.

Papa dëshiron ta bëjë kishën më globale

Papa dëshiron ta bëjë kishën më globale

Sot rreth gjysma e të gjithë katolikëve jetojnë në kontinetin amerikan, kryesisht në Amerikën Latine. Në të ardhmen 15 nga kardinalët nën moshën 80-vjeçare vijnë nga Amerika e Veriut, vetëm 19 nga Amerika Latine. Pesë prej tyre janë brazilianë, tre meksikanë. Vështrimi në Amerikën Latine bën ndoshta më të qartë se si vepron Papa nga Argjentina në global. Si Brazili ashtu edhe Meksika kanë më shumë kardinalë me të drejtë për të votuar. Por Françesku përfshin më shumë vende në kolegjin aktiv të kardinalëve. Kështu Nikaragua, Kili, Haiti dhe atdheu i tij Argjentina përfaqësohen në të ardhmen me nga një kardinal.

Më së shumti tendenca drejt Kishës universale tregohet në dhënien e titullit të kardinalit afrikanëve dhe aziatikëve. Afrika përfaqësohet me 14 zgjedhës të papës, Azia me 12.

Pra rrethi i zgjedhësve të Papës bëhet më i larmishëm. Nëse papa i ardhshëm, apo tjetri pas tij, do të vijë prej këtyre kishave të reja? Gjithsesi në konklavën e vitit 2013 koha nuk ishte pjekur ende për këtë.