1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Karaxhiçi përpara gjyqit

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës i kapur muajin e kaluar, pasi jetoi për më shumë se një dekadë në ilegalitet, refuzoi të përgjigjet në Hagë për 11 padi për krime luftë, përfshirë gjenocidin dhe rrethimin e Sarajevës.

Radovan Karaxhiçi në Hagë, 29.08.2008

Radovan Karaxhiçi në Hagë, 29.08.2008

Ish lideri i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç, refuzoi sot (29.05) sërish të prononcohet përpara gjykatës për krime lufte në ish Jugosllavi, për akuzat e ngritura kundër tij për gjenocid. Në paraqitjen e tij të dytë përpara trupit gjykues në Hagë ai refuzoi të pranonte fajësinë apo të hidhte poshtë akuzat. Sipas rregullave kreu i trupit gjykues e interpretoi këtë qëndrim si deklaratë të pafajësisë. Tani prokuroria duhet të dëshmojë me fakte akuzat kundër Karaxhiçit.

Karaxhiçi akuzohet për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit të kryera në luftën e Bosnjes në vitet 1992-1995, përfshirë gjenocidin dhe masakrën e Srebrenicës.

Sesioni i së premtes (29.8.) në gjykatën e Hagës u mbajt një muaj pas paraqitjes së parë në gjyq të Karaxhiçitit, ku ai kërkoi një shtyrje prej 30 ditësh të proçesit për të studiuar aktpadinë. Javën e shkuar Gjykata për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi e transferoi procesin në një tjetër dhomë për arsye "administrimi të procesit dhe nevojës për shpërndarje të rasteve", siç u tha.

Vendimi u mor disa ditë pasi Karaxhiçi kërkoi nga gjykata të largonte nga rasti gjykatësin hollandez Alphons Orie, duke pretenduar si ai nuk do të ishte neutral.

Karaxhiçi thotë se procesi gjyqësor kundër tij është i paligjshëm. Ai ka thënë se do të mbrojë veten dhe i ka bërë thirrje ish negociatorit amerikan për Ballkanin, Riçard Hollbruk dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Madëlen Ollbrajt të marrin pjesë në proces.

Karaxhiçi thotë se Hollbruku i pati ofruar atij imunitet. Në moshën 63 vjeçare Karaxhiç ka jetuar në ilegalitet për rreth 12 vjet derisa u kap në Beograd në 21 korrik. Autoritetet serbe e ekstraduan atë në Hagë në 30 korrik. Karaxhiç akuzohet se ka urdhëruar vrasjet masive të meshkujve në enklavën myslimane të Srebrenicës. Masakra u mori jetën më shumë se 8.000 myslimanëve të Bosnjes në korrik të vitit 1995.

Komandati kryesor ushtarak i tij, Ratko Mlladiç gjithashtu i implikuar në masakër është ende në kërkim. Kryeprokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç tha të enjten në Beograd se priste që Mlladiçi të arrestohej së shpejti, por pa dhënë hollësi.

  • Data 29.08.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F7MC
  • Data 29.08.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F7MC