1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Karaxhiçi në Hagë - Reaksionet nga Evropa

Bashkimi Evropian përshendeti ekstradimin e Radovan Karaxhiçit në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi. Njëkohësisht ai kërkoi nga Beogradi arrestimin e të kërkuarëve të tjerë për krime lufte.

Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç dhe Oli Reh

Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç dhe Oli Reh

Komisioni i Bashkimit Evropian është i kënaqur me ekstradimin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi. Kështu sqaroi zëdhënësi i këtij komisioni Amadeu Altafaj: "Ky është një hap vendimtar për drejtësinë ndërkombëtare, ky është një hap vendimtar për Serbinë dhe për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Bashkimit Evropian".

Megjithatë sipas pikëpamjeve të Brukselit ekstradimi i Karaxhiçit është një hap i parë në drejtimin e duhur: Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia suksese të tjera në kapjen e kriminelëve të tjerë të luftës. Para së gjithash të ish-shefit të ushtrisë Ratko Mlladiç i cili po ashtu duhet të arrestohet dhe të ekstradohet në Hagë.

Vetëm atëherë Bashkimi Evropian do të kishte në duar dëshmi të qarta për një bashkëpunim të Serbisë me Tribunalin e Hagës për krime lufte. Dhe ky është kushti kryesor për negociatat për anëtarsim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në Selanik në vitin 2003 Serbia është përmendur si kandidate e mundshme për antarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti serb Boris Tadiç dhe ministri i tij i jashtëm Vuk Jeremiç duan ta përshpejtojnë këtë proces. Jeremiq i cili javën e kaluar morri pjesë simbolikisht në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel dëshiron që deri në fund të këtij viti të ketë arritur statusin e kandidiatit për vendin e tij.

Kusht për fillimin e negociatave konkrete është ratifikimi i marrëveshjes së asociim-stabilizimit në mes të Serbisë dhe BE-së. Kjo nga ana tjetër varet nga qëndrimi i kryeprokurorit të Tribunalit të Kombeve të Bashkuara, Serge Brammertz i cili duhet të thotë se sa është duke bashkëpunuar Serbia me Gjykatën ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm francez dhe kryetar aktual i Këshillit të Ministrave të BE-së, Bernard Kouchner para ca ditësh e bëri përsëri të qartë se me arrestimin e Karaxhiçit, Serbia ka krijuar bazën për një bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian:" Ne duhet tu oforjmë miqve tanë serbë që një ditë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian", tha Kouchner.

  • Data 30.07.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Emxe
  • Data 30.07.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Emxe