1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Karaxhiçi bojkoton procesin në Hagë

Karaxhiçi nuk ka marrë avokat mbrojtës dhe pretendoi se nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për procesin e sotëm.

Radovan Karaxhiç

Radovan Karaxhiç

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, e bojkotoi procesin kundër tij, i cili pritej të fillonte sot (26.10). 64- vjeçari kishte njoftuar më parë për këtë duke argumentuar se nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk mundi ta ekzekutonte shfaqjen e tij në proces.

Procesi pritet të vazhdojë nesër

Pak minuta pas fillimit procesi u shty dhe pritet të vazhdojë nesër me leximin e pikave të akuzës. Karaxhiçi dëshiron të mbrohet në proces vetë, prandaj nuk ka marrë avokat mbrojtës. Ai duhet të përgjigjet për akuzën për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës. Ndër mizoritë për të cilat Karaxhiçi bëhet përgjegjës bën pjesë edhe masakra e Srebrenicës e vitit 1995.

Autor: Walter Lausch/Aida Cama
Redaktor: Pandeli Pani

WWW Linke

  • Data 26.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KFL5
  • Data 26.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KFL5