1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Karaxhiçi pritet para Tribunalit të Hagës

3 Nëntor 2009

Ish-kreu i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç mund të paraqitet sot në sallën e gjyqit për t'u njohur me hapat proceduralë. Sot trupi gjykues merr vendim për t'i caktuar Karaxhicit një avokat mbrojtës me detyrim.

https://p.dw.com/p/KMLL
Radovan Karaxhiçi luan me Tribunalin e Hagës. Ne foto: Karaxhici para gjyqit
Radovan Karaxhiçi luan me Tribunalin e HagësFotografi: AP

Konsulenti juridik i Karaxhiçit: Karaxhiçi synon të gjejë një rrugëzgjidhje nga kriza e procesit gjyqësor ndaj tij

Ish-kreu i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç do të vazhdojë ta bojkotojë procesin ndaj tij, por sipas fjalëve të konsulentit të tij juridik, Marko Sladojevic ai ka ndër mend që të paraqitet sot (03.11) përpara gjykatës për t'u njohur me hapat proceduralë. 64-vjeçari Karaxhiç nuk u paraqit as të hënën në procesin e leximit të aktakuzës. Sipas saj, Karaxhiçi duhet të përgjigjet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës.

Konsulenti juridik i Karaxhiçit, Marko Sladojevic tha se Karaxhiçi do të pëpiqet gjatë seancës së sotme të gjejë një rrugëzgjidhje nga kriza në të cilën gjendet procesi gjyqësor ndaj tij, për shkak të mosparaqitjes së tij në seancë.

Gjyqtarët skeptikë përdorin të gjitha mjetet për t'iu kundërvënë marifeteve të Karaxhiçit

Po të tilla gjëra në Hagë nuk i beson më askush. Aty të gjithë janë të sigurt se e vetmja gjë që do Karaxhiçi është ta shtyjë procesin deri në kalendat greke dhe të tallet sa të mundet, si me gjyqtarët edhe me akuzesit. Karaxhiçi i cili pretendon të mbrohet vetë, pra pa avokat në proces, kërkon deri në tetë muaj kohë për t'u përgatitur.

Kuptohet që ky qëndrim i zemëron gjyqtarët, dhe edhe pse nga jashtë ata nuk lënë të merret vesh gjë, po përpiqen të përdorin të gjitha mjetet e që kanë në dorë për t'iu kundërvënë marifeteve të Karaxhiçit. Një ndër to është caktimi i një avokati nga ana e gjykatës.

Kryetari i trupit gjykues O-Gon Kvon nga Korea, që është edhe zëvendëspresident i Gjykatës, tha:

"Kjo ishte thirrja e fundit për t'u paraqitur, dhe për të mos e penguar më tej procesin.“

Caktimi i një avokati të tillë do t'i jepte fund mbrojtjes individuale të të akuzuarit Karaxhiç. Gjithsesi edhe nga ky hap zvarritja e procesit nuk do të marrë menjëherë fund, sepse edhe avokatit të caktuar prej gjykatës do t'i duhet një farë kohe për t'u përgatitur.

Autor: Pandeli Pani/AP/DPA/DW

Redaktoi: Auron Dodi