1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Karamanlis flet me Putinin për Kosovën

Problemi i Kosovës ishte ndër problemet kryesore të bisedimeve që kryemistri grek Karamanlis zhvilloi në Kremlin me presidentin rus Putin. Afrimi i madh greko-rus shihet ndërkohë me rezerva nga Brukseli

Orët e Kremlinit

Orët e Kremlinit

Për problemin e Kosovës "patëm konsensus përqasjesh" u mjaftua të deklarojë presidenti rus Vladimir Putin, duke preferuar ashtu si edhe mysafiri i tij kryeministri grek Kostas Karamanlis, të mbajnë kartat të mbyllura për këtë problem që ishte -siç u tha- ndër kryesorët në axhendën e bisedimeve të tyre në Kremlin. U evitua kështu çdo publikim i pezmatimit të përfolur të Rusisë për distancimin e Greqisë nga bashkërendimi i saj fillestar me Moskën kundër pavarësisë dhe gjithçka u kufizua në deklaratat e Karamanlis në median ruse se Athina është për një "legjitimitet ndërkombëtar mundësisht sa më të gjerë" dhe "qëndrim unik evropian".

Marrëdhëniet greko-ruse strategjike

Synim kapital i këtij takimi –i pesti gjatë tre viteve e gjysëm- ishte konfirmimi i karakterit strategjik të marrëdhënieve greko-ruse, gjë për të cilën Putin do të vlerësonte kontributin e veçantë të Karamanlis, dhe ky i fundit do tu përgjigjej dhe vërrejtjeve të teknokratëve të Brukselit për afrim të tepruar të Athinës me Moskën: "Marrëdhëniet shumë të mira me Rusinë janë në dobishme për vendin tim... dhe tek e fundit të dobishme dhe për Evropën" theksoi Karamanlis pasi theksoi më parë se Greqia operon brenda "kuadrit të politikave komunitare" por në marrëdhëniet bilaterale shikon interesin e saj kombëtar. "Mrekullohemi me traditen tuaj kulturore dhe vlerat tuaja shpirtërore" tha në të njejtën frymë miqësore Putin, i cili nënvizoi përfitimet evropiane nga bashkëpunimi i ngushë greko-rus në fushën e energjisë por edhe shqetësimin rus për përmbysjet në "arkitekturën" e sigurisë dhe zhvillimit global.

Dy vendet i lidh nafta dhe gazi

Firmat e hedhura një ditë më parë në Moskë për naftësjellësin Burgas-Aleksandrupoli por edhe konsensusi i shprehur për avancimin e gazsjellësit South Stream, konkurues i gazsjellësit Nabuco të preferuar nga amerikanët, janë padyshim një materializim i ambicjes së Karamanlisit për kthimin e vendit të tij në "nyje energjitike" Lindje-Perendim. Për këtë nuk kurseu as "dhuratën" e blerjes se 420 tankeve të blinduara prej 1.2 miliardë euro as gatishmerinë për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, që mund ti kushtojnë në raportet me Uashingtonin. CSCO_seppuku();if(!window.onresize || 'undefined' == typeof(window.onresize.nTop))\{var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(csco_tb);CSCO_seppuku();\}

  • Data 19.12.2007
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cdhu
  • Data 19.12.2007
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cdhu