1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kapitull i ri në marrëdhëniet e Gjermanisë me Kenian

Kancelarja gjermane Angela Merkel, kërkon gjatë udhëtimit në Afrikë marrëdhënie të reja me Kenian - larg ndihmave klasike, drejt partneritetit të barabartë ekonomik. Por korrupsioni dhe mungesa e sigurisë pengojnë.

Angela Merkel dhe Mwai Kibaki

Angela Merkel dhe Mwai Kibaki

Uria, korrupsioni dhe padrejtësitë juruidike, përcaktojnë jetën keniane aktualisht. Por e ardhmja në Kenia mund të përcaktohet nga marrëdhënie më të mira ekonomike, ligji kundër korrupsionit, ekonomia efektive bujqësore me teknikë moderne si dhe më shumë ndihma për refugjatët. Të paktën këtë vizion ofroi kancelarja gjermane Angela Merkel në udhëtimin e saj ditën e martë (12.07.2011) në Kenia.

"Shpresoj që kjo vizitë të japë mundësinë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet tona," deklaroi Merkel pas një takimi me presidentin e Kenias Mwai Kibaki dhe kryeministrin, Raila Odinga.

Nairobi Statehouse Foto: Alfred Kiti

Angela Merkel dhe Mwai Kibaki

Nderime ushtarake me vonesë

Kancelarja dhe delegacioni i saj u pritën në Nairobi me nderime ushtarake. Por, fillimisht kancelarja dhe delegacioni i saj ekonomik, si dhe ministrja e Bujqësisë Ilse Aigner duhet të prisnin deri sa të fillonin nderimet ushtarake, muzika e të cilave zgjati më shumë se që ishte planifikuar. Trupi muzikor ushtarak luajti në selinë e presidentit këngën "Kapiten, më merr me vete në udhëtim," presidenti vetë erdhi me çerek ore vonesë. Në rrethet diplomatike u tha më tej se presidenti 80 vjeçar, nuk ndihet dhe aq mirë.

Në fund të pritjes, biseda u përqendrua kryesisht tek marrëdhënit ekonomike. Kryeministri Odinga kërkoi nga investitorët gjermanë, që të japin kontribut me projekte konkrete në marrëdhëniet ekonomike. Kështu për shembull firmat gjermane mund të marrin pjesë në ndërtimin e një porti në Lamu, si dhe ndërtimin e një autostrade dhe gazsjellësi për në Ethiopi.

Merkel dhe Odinga

Merkel dhe Odinga

Kina është prezente

Gjermanët nuk do të ishin të parët në investime. Prej kohësh Kina investon me shuma të mëdha për vendet afrikane. "Kinezët investojnë në fushat prej të cilave evropianët janë larguar", deklaroi Odinga. Pekini ndihmon në ndërtimin e rrugëvë, rrjetit hekurudhor dhe aeroporteve.

Megjithë konkurencën e madhe nga Azia, në këtë vend afrikan ekziston "klimë që nxit investimet" edhe për gjermanët. Kancelarja bëri të qartë se Gjermania shpreson që Kenia të jetë e interesuar për teknikën e lartë, por edhe standardin ekologjik dhe social. Përveç kësaj, për zhvillimin e mëtejshëm të vendit është e domosdoshme transparenca. Një hap mund të jetë ligji kundër korrupsionit, i cili është duke u përgatitur.

Angela Merkel (CDU) dhe Mwai Kibaki (M.)

Merkel dhe Odinga

Zhvillim ekonomik dhe thatësisë

Në Nairobi u ra dakord për hapjen e një zyre të përhershme të ekonomisë gjermane. Marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve kanë qenë deri tani shumë të vogla. Importet nga vendi afrikano- jugor janë rritur këtë vit me 37 %, kurse eksportet gjermane janë rritur vetem 0,2 %.

Qeveria gjermane i premton Kenias edhe ndihma humanitare. Kështu për shembull qeveria do të marrë një milionë euro për kampin e refugjatëve në Dadaab. Shefi i Komisariatit të Lartë të Refugjatëve (UNHCR), Antonio Guterres,

i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar kampin e refugjatëve në kufirin me Somalinë, duke folur për katastrofën më të madhe humanitare të botës.

Kampi Dadaab, është ndërtuar për 90 mijë vetë dhe mban aktualisht 380 mijë refugjatë, pjesa më e madhe nga Somalia. Çdo javë vijnë rreth 10 mijë të tjerë.

Autor: Marion Linnenbrink / Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani