1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kaosi për Qipron - Vihet në pikëpyetje besimi ndaj zonës së euros

Përpjekja, për t'i shpëtuar bankat e Qipros, rrezikon të kthehet në dështim të madh për zonën e euros. Depozitat e kursimeve në Evropë po bëhen të pasigurta, vëren Bernd Riegert në koemntin për DW.

Kështu nuk bëhet menaxhimi i krizës. Pas një mbledhjeje maratonë kryetari i grupit të shteteve të euros shpalli me gjysmëzëri një paketë ndihme, hollësitë e së cilës orë më vonë u relativizuan sërish. Qeveria e prekur qipriote do të rinegociojë. Askush nuk do ta marrë mbi vete përgjegjësinë për zbrazjen e xhepave të depozituesve qipriotë. Banka Qendrore Evropine, dekalron, se kontributi për Qipron duhet të mblidhet në një farë mënyre. Parlamenti qipriot e shtyn vendimin e tij. Bankat në Qipro qëndrojnë të mbyllura. Veprimet përmes Online - Banking janë mbyllur. Tregjet financiare të befsuara në Evropë reagojnë me humbje. Zëdhënësi qeveritar në Berlin thotë, se depozitat e kursimeve gjermane janë të sigurta. Ekonomistët në të kundërt paralajmërojnë për një aventurë të madhe, të cilën po nisin shpëtimtarët e euros duke krijuar  precedentin Qipro.

Rusët duhet të vuajnë pasojat

Këto janë shkurtimisht vetëm disa nga kthesat kryesore të dramës së Qipros. Madje mund të thuash, edhe se ky është një kaos i mirëfilltë. Receta më e mirë kjo, për t'i bërë të pasigurtë depozituesit dhe për ta humbur sërish besimin e sapo rifituar tek zona e euros. Vendimi i ministrave të financanve të vendeve të zonës së euros i zhgënjen njerëzit në Qipro, nuk kuptohet prej ekspertëve dhe të mos harrojmë: Rusia është e zemëruar. Ministri rus i Financave ankohet, që nuk e kanë informuar. Banka numër dy e Rusisë në bazë të stadit aktual duhet të paguajë 130.000 milionë euro tatim të detyrueshëm, sepse ajo ka depozituar 13 miliardë euro në Qipro. Vërtetë një arritje e shkëlqyer kjo e shefit të ri të zonës së euros Jeroen Dijsselbloom. Qysh tani preferohet të kthehet sërish ish-shefi i zonës së euros, Jean-Claude Juncker. Ky i fundit parashikon ndërkaq, se rasti i Qipros mund të çojë në humbjen e besimit jo vetëm për bankat, por edhe për qytetarët e thjeshtë. 

Për nëntë muaj me radhë u negociua një paketë ndihmash për Qipron. Nevojat finnciare të bankave të rënura në këtë vend të BE-së me vetëm  800 000 banorë, ekspertët i kalkuluan në rreth 15 miliardë euro. Ky është rendimenti ekonomik vjetor i ishullit të ndarë të Mesdheut.  Prej kohësh ishte e qartë, se Qiproja nuk do ta merrte të gjithë shumën nga fondi i zonës së euros për shpëtimin. Argumentat janë të qarta. Të paktën një e treta e depozitave bankare në Qipro vijnë nga të huajt. 20 miliardë euro kanë depozituar rusët në ishullin me norma të favorshme tatimi. Nuk mund të kuptohet, që ne me paratë evropiane mbrojmë depozita ruse apo nga vende të tjera, thonë shumë ministra financash, pra jo vetëm përfaqësuesi i vijës së fortë, ministri gjerman i Financave Schäuble, mendon kështu. Qiproja është udhëzuar që 5,6 miliardë eurot nga 15 miliardë të nevojshme t'i sigurojë vet. Qiproja zgjodhi opcionin e vendosjes së tatimit të posaçëm të detyrushëm për të gjitha xhirollogaritë. Edhe sikur vendimi të korrigjohet duke i çliruar depozituesit e vegjël nga ky tatim, kjo nuk do të ndryshonte gjë sa i përket shumës së përgjithshme. Në fund depozituesve të mëdhenj do t'u duhej të paguanin më shumë, në mënyrë që të arrihet shuma e 5,6 miliardë eurove.

Riegert, Bernd Deutschland/Chefredaktion REGIONEN, Hintergrund Deutschland DW2_0484. Foto DW/Per Henriksen 10.05.2012

Bernd Riegert, analist i DW-së për çështje të BE-së

Kursimet nuk janë më të sigurta

Që kjo taktikë do të shkaktonte protesta dhe indinjatë tek klientët e prekur dhe depozituesit e kapitalit, ministrat duhet ta kishin të qartë. Tani ata janë bllokuar në procesin e rinegociimit. Presidenti i sapozgjedhur i Qipros ka vetëm një shumicë të zbehtë të votave në parlament dhe nuk e di, nëse do të mund t'i kalojë ligjet e nevojshme.

Sinjali, që jep marrëveshja aventureske për Qipron, për fat të keq është: Se depozitat bankare në zonën e euros nuk janë më askund të sigurta. Nëse shteti ka nevojë për para, për të shpëtuar bankat, ai nuk stepet që të tërheqë masivisht para prej kursimtarëve apo depozituesve të kapitalit. Modeli i biznesit të Qipros kësisoj është i qartë. Tërheqja e kapitalit, që do të nisë  pas hapjes së bankave do të jetë në përmasa të jashtëzakonshme. Kush garanton se spanjollët, italianët e në fund edhe gjermanët, nuk do të detyrohen në fund që të japin prej kursimeve të tyre për të shpëtuar bankat dhe zonën e euros? Tani askush s'mund ta bëjë më këtë. Ndaj deklarata e zëdhënësit të qeverisë gjermane, se edhe më tej vlen premtimi i kancelares në 2008, tingëllon krejt bosh. Kristiandemokratja Angela Merkel bashkë me ish-ministrin socialdemokrat të financave, sfidantin e saj sot, kandidatin për kancelar Peer Steinbrück, në 2008 në kulmin e krizës financiare u dha granci të gjithë depozitusve gjermanë. Por kjo garanci nuk është e sigurtë as në aspektin ligjor dhe as në atë financiar.

Të mos harrojmë: gjermanët dhe të gjithë taksapaguesit e tjerë në zonën e euros duhet të venë në dispozicion të Qipros një kredi prej 10 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e bankave. Edhe ky është një rrezik, që do të bjerë në kurriz të bashkësisë. Sidoqoftë do të shpërndahen 12 500 euro për frymë për popullsinë qipriote. Nëse dhe se kur do të kthehen ato nuk e di askush falë kjo politikës kaotike në ishull.