1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kaos për Marrëveshjen e Lisbonës në Parlamentin Çek

Në rendin e ditës në parlamentin e Çekisë është sot votimi për Marrëveshjen e Lisbonës. Ka shumë gjasa, që ratifikimi të shtyhet për herë të dytë, në mënyrë që qeveria të mos përjetojë turpin e një dështimi.

Flamuri i BE dhe flamuri i Çekisë

Flamuri i BE dhe flamuri i Çekisë

Është si të thuash një "mjaft", „musime“, thotë ministri i Jashtëm i Çekisë Karel Shvarcenberg (Schwarzenberg) „Ne duhet ta ratifikojmë Marrëveshjen e Lisbonës.“ Por kjo është e lehtë të thuhet dhe e vështirë të realizohet. Ndonëse në dhomën e ulët të parlamentit çek është në rend të ditës votimi për Marrëveshjen e BE-së, duket se kjo sërish nuk do të arrihet. Ish-disidenti dhe më vonë ministri i Jashtëm, Jiri Dienstbier, i cili angazhohet fort për Marrëveshjen e Lisbonës, tani s´mund të bëjë më asgjë:

„Ne nuk jemi në gjendje ta miratojmë Marrëveshjen e Lisbonës, sepse ne vazhdimisht shpikim pengesa për ta bllokuar atë. E ky qëndrim ndodh pikërisht në një kohë që ne duhet të integrohemi plotësisht në BE për t´i zgjidhur atje problemet reale që ka bota.“

Në vend të kësaj në Çeki vazhdojnë ec e jaket. Arsye për kaosin është grindja në radhët e partisë më të madhe në pushtet të Kryeministrit Mirek Topolanek, Robert Shuster (Schuster), politolog në Institutin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Pragë:

"Gjysma e partisë mbështet Kryeministrin Topolanek dhe do ta ratifikojë marrëveshjen. Ratifikimi i saj është i lidhur fort me prestigjin, nëse vendi nuk do që të konsiderohet tani "si plangprishësi" i BE-së. Pjesa tjetër e partisë, që është kategorikisht kundër marrëveshjes, e konsideron atë si antidemokratike, që forcon vetëm pozicionin e vendeve të mëdha, e konkretisht të Gjermanisë. Kjo sipas tyre është diçka, që drejtohet kundër një vendi të vogël si Çekia, ndaj nuk duhet pranuar."

Duket se pikërisht ky fraksion ka tani shumicën në radhët e partisë në pushtet. Përkrahësit e Marrëveshjes së Lisbonës prej muajsh po përpiqen përmes bisedimeve pafund në prapaskenë që të krijojnë shumicën e duhur. Deri tani këto përpjekje kanë shkuar kot. Parlamenti çek kurrsesi nuk do të riskojë dhe të humbasë fytyrën me një "Jo". Ndaj pritet që sot ata të venë sërish në funksionim frenat e emergjencës dhe të kërkojnë shtyrjen e votimit. E ashtu siç ndodhi në dhejtor votimi sërish mund të shtyhet për tre muaj. Ndonëse Kryeministri Topolanek tregohet optimist, ai përsëri theksoi, që Marrëveshja e Lisbonës do të ratifikohet brenda këtij muaji. Por tashmë askush në Pragë nuk e beson një gjë të tillë. Shuster:

„Votimi do të zhvillohet atëherë kur Topolanek të jetë i sigurtë, që ka shumicën brenda koalicionit të vet. Tani për tani kjo s´është e qartë. Në parti ka edhe devijues, të cilët mendojnë t´i bëjnë një reng Topolanekut për të larë borxhet e vjetra. …. Unë mendoj, se vendimi do të merret pasi të përfundojë presidenca çeke e radhës në BE.“

  • Data 03.02.2009
  • Autor Christina Janssen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GmHT
  • Data 03.02.2009
  • Autor Christina Janssen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GmHT