1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kaos në Idomeni

Marianna Karakoulaki2 Mars 2016

Mijëra refugjatë presin në kufirin greko-maqedonas në kampin në Idomeni, që nuk duan të qëndrojnë aty, por të vazhdojnë rrugën për në Gjermani." Kaosi, tendosjet po shtohen. Gjendja kërcënon të shkallëzojë.

https://p.dw.com/p/1I53G
Kufiri greko - maqedonas
Kufiri greko - maqedonasFotografi: L. Gouliamaki/AFP/Getty Images

Nuk ekziston asnjë fjalë me të cilën mund të përshkruhet gjendja një Idomeni, në një fshat të vogël në kufirin greko-maqedonas,ku normalisht jetojnë vetëm 150 persona. Në mesin e refugjatëve mbretëron një kaos i përgjithshëm, urrejtje dhe gjendje e pashpresë. Situata është shumë e tensionuar dhe kaotike.

"Çfarë do të ndodhë me ne? Çdo ditë po qaj. Kam gruan dhe një bebe të sëmurë", thotë Muhamedi, i cili për shtatë javë me radhë po pret të kalojë kufirin me Maqedoninë. "Unë kam numrin 65, ne jemi tani në radhë, por nuk e di edhe sa duhet të presim."

Ndonëse është thënë se çdo ditë duhet të kalojnë kufirin rreth 500 persona, prej të shtunës (27.2.2016.) këtë kufi kanë kaluar mesatarisht vetëm 200 refugjatë. Të dielën 300, ndërsa të hënën 50. Gjatë fudjavës ka pasur edhe protesta.

Kufiri greko - maqedonas
Kufiri greko - maqedonasFotografi: DW/D. Tosidis

"Nuk na duhet ushqim, nuk na duhen as para. Duam të shkojmë mëtutje. Shikoni, nuk kam as gjëra për të veshur, kaherë nuk jam larë", thotë Reem, një grua nga Siria, e cila ishte në radhët e para gjatë protestave.

Një grup refuajtësh të hënën (29.2.2016.) ka bërë përpjekje të kalojë me dhunë kufirin. Një kohë ishte një kaos i përgjithshëm. Policia në anën maqedonase ka përdorur edhe gaz lotësjellës.

"Duhet të shkojmë në Gjermani"

"Kështu nuk mund të vazhdojë. Dua të kthehem në qendrën e refugjatëve në Samos", thotë një sirian i ri. "Kam dëgjuar se nëse mbetemi në Greqi dy muaj, mund të kërkojmë azil dhe më pas të futemi në avion dhe shkojmë në Gjermani. Nuk mund të rri më gjatë këtu. Kjo nuk është jetë. Nuk ka ushqim. Duhet të vazhdojmë - për Gjermani."

Kushtet në kampin Indomeni vërtetë janë të tmerrshme. Çdo ditë vijnë me qindra refugjatë të tjerë. Disa me taksi, disa në këmbë. Pas trazirave në kufi, Ministria e Brendshme e Greqisë ka ndaluar praninë e gazetarëve atje. Ata nuk guxojnë të vizitojnë qendrat e refugjatëve. Këtu ka tepër njerëz që presin për të kaluara kufirin. Ata duan që mediat të shkruajnë për fatin e tyre dhe kjo ngritë tendosjet brenda vendeve të Ballkanit dhe të BE. Pavarësisht kësaj, refugjatët që janë në Indomeni kanë vetëm një pyetje - si të vazhdojnë mëtutje?

Kufiri greko - maqedonas
KufiriFotografi: DW/D. Tosidis