1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kaos në British Airways

29 Maj 2017

Kaosi tek British Airways po vazhdon edhe të hënën (29.05), sepse edhe sot janë anuluar shumë fluturime. Në London-Heathrow ka pasur anulime, vonesa të avionëve, sistemet kompjuterike nuk funksionojnë si duhet.

https://p.dw.com/p/2dl1R
Flugzeug von Britisch Airways im Flughafen Moskau gelandet
Fotografi: AP

Aeroporti Heathrow në Londër është një ndër nyjet më të rëndësishme në Evropë. Të hënën (29.05) në mëngjes u kumtua se problemet me sistemet kompjuterike ende nuk janë rregulluar, ndaj në British Airways (BA) akoma ka shumë pengesa. Vet shoqëria ajrore tha se fluturimet në linjat e largëta nuk janë të prekura, por udhëtarët që fluturojnë në destinacione më të shkurtëra, duhet të llogarisin me probleme të mundshme.

British Airways ka arritur që në aeroportin e Londrës Gatwick t'i menjanojë të gjitha problemet. Problemet e mëdha me sistemet kompjuterike kanë penguar në mënyrë masive fluturimet e British Airways në fundjavë. Pengesa ka pasur edhe në fluturimet drejt Gjermanisë.

Në Heathrow dhe Gatwick janë parë të shtunën dhe të dielën (27.05-28.05) skena kaotike, ku udhëtarët nuk dinin se çfarë duhet të bëjnë. Të dielën pasdite gati një e katërta e avionëve në Heathrow nuk është realizuar fare, që do të thotë rreth 60 fluturime. Të tjerët kanë fluturuar me vonesë. Vonesa ka pasur edhe në Gatwick, por atje nuk ka më anulime të fluturimeve.

Probleme por jo edhe "Cyberattacke"

Shoqëria e fluturimeve ka njoftuar, se këto probleme nuk janë shenjë e sulmeve të hakerëve në internet. British Airways mendon se fjala është për problemet me energji elektrike. Shefi Alex Cruz ka kërkuar falje nga pasagjerët. Vonesa ka pasur edhe në aeroportet më të mëdha në vendet e tjera të Evropës: Romë, Milano, Malaga, Stokholm...  Udhëtarët kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre përmes mesazheve të shumta në rrjetet sociale.

ar/hb (rtr, dpa, afp)