1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kandidati reformator Ruhani do të jetë presidenti i ri i Iranit

Kandidati i kampit reformator Hassan Ruhani, fitoi zgjedhjet presidenciale qysh në raundin e parë. 64-vjeçari mori me 50,86 për qind të votave, shumicën e nevojshme absolute.

Früherer Chefunterhändler der iranischen Atomgespräche und Präsidentschaftskandidat der Wahlen 2013, der nach der ersten Hochrechnungen den Präsidenten Ahmadinedschad ablösen werde. Bild: Mehr, zugeliefert von Pedram Habibi

Iran Politik Hassan Rohani

Fitorja e Ruhanit u bë e ditur nga Ministria e Brendshme iraniane. Kandidati i moderuar premtoi në fushatë se si president do të arrijë dhënien fund izolimit të vendit të tij në planin ndërkombëtar.

Gjashtë kandidatë

Më shumë se 50,5 milionë iranianët me të drejtë vote duhet të zgjidhnin mes gjashtë kandidatëve, që konkuruan për të pasuar në post presidentin në largim Mahmud Ahmadinexhad. Ky i fundit pas dy mandatesh nuk mund të kandidonte më. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin shumicën absolute, në 21 qershor do të mbahen zgjedhje balotazhi mes dy kandidatëve me më shumë vota.

Iranianë presin të hedhin votën para një qendre votimi.

Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, qendrat e votimit u mbyllën disa orë më vonë nga orari fillestar.

Të dhëna zyrtare për pjesëmarrjen në zgjedhje nuk ka ende. Sipas informacioneve të medieve ajo ka qenë 70 deri 80 për qind. Për shkak të numrit të madh të votuesve, qendrat e votimit të premten në mbrëmje (14.6.) u mbyllën shumë orë më vonë nga sa ishte planifikuar. Ministri i Brendshëm Mustafa Mohammed-Naxhar, iu përgjigj paraprakisht kritikave për numërim të ngadaltë të votave me fjalët "saktësia ka përparësi ndaj shpejtësisë".

Reformatorë dhe të moderuarit bashkohen

Ndërkohë që kampi kosnervator është i përçarë, reformatorët dhe të moderuarit  pasi Mohammed Resa Aref hoqi dorë nga kandidimi, u bashkuan në mbështetje të Ruhanit. Kleriku 64-vjeçar mori mbështetje veçanërisht nga ish presidentët me influencë Mohammed Chatami und Akbar Hashemi Rafsanxhani, të cilët nuk kishin të drejtë të kandidonin më. Gjatë daljeve të tij në publik pati në mënyrë të përsëritur protesta publike kundër udhëheqjes iraniane.

Në fushatë Ruhani u angazhua për lirinë e shtypit dhe kritikoi kontrollet mbi universitetet dhe internetin. Veç kësaj ai kërkoi më shumë vëmendje për situatën e grave dhe njoftoi se nuk do ta tolerojë më diskriminimin e tyre. Në çështjen e konfliktit bërthamor, Ruhani, i cili ka pasur nga viti 2003 deri 2005 drejtimin e negociatave ndërkombëtare, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, u shpreh për afrim me Perëndimin.

Ruhani është doktor i shkencave juridike, titull marrë në Glasgow, dhe drejton Qendrën për Studime Strategjike në Teheran. Në votimet katër vjet më parë, kampi reformator pati dalë në rrugë për të protestuar kundër rizgjedhjes sipas tyre të manipuluar të Ahmadinexhadit. Demonstrimet u shtypën me forcë.