1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kandidatët e BE duhet të tregojnë shumë durim

Megjithë krizën e borxheve Bashkimi Evropian është tërheqës në Ballkan: të gjitha vendet dëshërojnë të anëtarësohen. Ndërsa Islanda dhe Turqia negociojnë me ngadalë. Një vështrim në radhën e pritjes për anëtarësim në BE.

Kush dëshiron të bëhet anëtar në BE duhet të kapërcejë shumë pengesa. Serbia dhe Kosova dëshërojnë të dyja të hyjnë në BE. Ato aktualisht bllokojnë njëra-tjetrën në kapërcimin e pengesave. Një përpjekje e BE-së për të ndërmjetësuar në zënkën për statusin e Kosovës dështoi vetëm pak ditë më parë, pas raundesh intensive negociatash. Të mërkurën (17.04.) do të bëhet një përpjekje e re. E ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme Catherine Ashton, e cila ndodhet aktualisht në një tur vizitash në Ballkan, ka ndërmjetësuar. Serbia është vërtet "kandidate" zyrtare për anëtarësim që nga viti 2012, por Brukseli nuk i ka dhënë ende një datë konkrete për fillimin e negociatave. Kjo është ende një lloj guri në dorë në bisedimet ndërmjetësuese mes Kosovës dhe Serbisë. "Ne nuk duam në asnjë mënyrë të importojmë konflikte të reja në BE", u shpreh komisioneri për zgjerimin Stefan Füle.

Mision i vështirë anëtarësimi në Ballkan: Lady Ashton

Mision i vështirë anëtarësimi në Ballkan: Lady Ashton

Përpara se Serbia të negociojë për anëtarësimin dhe Kosova të bëjë një hap përpara drejt "statusit të vendit kandidat", të dyja palët duhet të bien dakord se si duhet trajtuar, administruar dhe mbrojtur pakica serbe në veri të Kosovës.

Kosova, ku janë ende të stacionuar rreth 6.000 ushtarë të NATO-s, të cilët kujdesen për sigurinë në vend, ka edhe më shumë pengesa në rrugën e anëtarësimit. Shteti i ri ka para së gjithash problemin që nuk është njohur nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Përpara se të ndodhë kjo, negociatat zyrtare për anëtarësim janë të pamundura. Megjithatë komisioneri për zgjerimin Füle përpiqet sa është e mundur ta pregatisë shtetin e vogël për standardet e BE-së. Në çështjet e sigurisë ligjore dhe luftimit të kriminalitetit të organizuar ka ende shumë për të bërë, thuhet në raportet përkatëse të Komisionit të BE-së.

Mali i Zi negocion me BE-në

Mali i Zi u bë i pavarur në vitin 2006 dhe ka që prej vitit 2010 statusin e kandidatit. Negociatat zyrtare për anëtarësim kanë filluar dhe po ecin përpara me hapjen e fushave të reja të negociimit. Në turin e saj në Ballkan, baronesha Ashton e lëvdoi Malin e Zi si shembull për vendet e tjera të rajonit. "Unë e admiroj Malin e Zi për menaxhimin e procesit të anëtarësimit", tha Ashton. Megjithatë edhe këtu asaj i duhet të ndërmjetësojë pasi zgjedhjet e fundit presidenciale përfunduan në një situatë të bllokuar. "Jam optimiste se Mali i Zi do të përmbushë pritjet tona dhe do të ndërmarrë reformat e nevojshme", deklaroi Ashton në Podgoricë.

Për fillimin zyrtar të negociatave pret sipas të dhënave të Komisionit të BE-së edhe Maqedonia, e cila e ka statusin e kandidatit që prej vitit 2005. Maqedonia i ka përmbushur thuajse të gjitha kushtet por zënka për emrim me Greqinë nuk është zgjidhur ende.

Kroacia anëtarësohet në 2013

Kroacia ia ka dalë mbanë, ajo do të jetë anëtarja e 28-të e BE-së nga 1 korriku 2013. Komisioni i BE-së në mars 2013 konfirmoi edhe një herë se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet. Zyrtarisht janë edhe disa parlamente në vendet e BE-së që duhet të ratifikojnë marrëveshjen e zgjerimit. Kroacia e kishte paraqitur në vitin 2003 kërkesën për anëtarësim. Dhjetë vjet ka zgjatur gjithsej procesi i anëtarësimit.

BE i ka premtuar vazhdimisht shteteve të Ballkanit Perëndimor se do t'i pranojë në bashkësi sapo të kenë përmbushur kriteret për hapjen e një procedure anëtarësimi.

Shqipëria dhe Bosnje - Hercegovina në radhë pritje

Bosnje - Hercegovina ende nuk ka mundur të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE. Vendi konsiderohet si shumë i paqendrueshëm pasi ish-palët në luftë ende nuk kanë arritur të pajtohen. Në vitin 2008 u lidh një marrëveshje stabilizim-asociimi, e cila synon ta afrojë Bosnje-Hercegovinën me standardet e BE-së. Aktualisht Bosnje - Hercegovina përgatitet të paraqesë një kërkesë zyrtare për pranim.

Komisioneri Füle në Tiranë.

Komisioneri Füle në Tiranë.

Shqipëria këtë hap e ka bërë në 2009. Komisioni i BE-së në tetor 2012 i hapi asaj perspektivën e statusit të kandidatit pas përfundimit të disa reformave të tjera në drejtësi.

Islanda dhe Turqia ecin ngadalë

Jashtë Ballkanit dy vende negociojnë për anëtarësim në BE: Islanda dhe Turqia. Pas hapave të shpejtë në fillim, Islanda i ka pezulluar negocitatat pasi tashmë një shumicë e qartë e islandezëve refuzojnë një anëtarësim në BE. Ata i druhen kufizimeve në sektorin e peshkimit dhe veç kësaj situata ekonomike është në përmirësim. Ishte kriza financiare që e pati shtyrë vendin drejt BE-së.

Turqia ka pas rrugën më të gjatë të anëtarësimit. Kërkesën ajo e ka paraqitur që në 1987. Në 1999 mori statusin e kandidatit dhe që prej 2005-s zhvillohen negociata zyrtare anëtarësimi. M.q.s. disa vende anëtare të BE-së, ndër të cilat Gjermania dhe Franca kishin rezerva të forta për pranimin e Turqisë në BE, negociatat zhvillohen me "rezultat të hapur". Nëse do të ketë apo jo anëtarësim do të vendoset ndoshta në fund të dhjetëvjeçarit.

Britanikët brenda apo jashtë?

EU referendum. Prime Minister David Cameron makes a speech on Europe, in central London, where he promised an in/out referendum on the UK's membership of the European Union by the end of 2017, if the Conservatives win the next general election. Picture date: Wednesday January 23, 2013. See PA story POLITICS Europe. Photo credit should read: Stefan Rousseau/PA Wire URN:15610024

Kryeministri britanik David Cameron

Britania e Madhe deri në vitin 2017 do të vendosë nëse do të qendrojë në BE. Kryeministri britanik David Cameron njoftoi në janar të këtij viti se do të mbahet një referendum përkatës në mbretërinë tradicionalisht euroskeptike. Qeveria britanike kërkon reforma të gjera në BE. Ndër të tjera largim nga sistemi centralist drejt më shumë kompetencave për vendet anëtare.

DW.COM