1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kandidatë për nobelistë të paqes pas Snowdenit, Ashton, Thaçi dhe Daçiç

Eurodeputetë socialistë propozojnë Ashton, Thaçin dhe Daçiç si kandidatë për Çmimin Nobel të Paqes, për kontributin e tyre në normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Socialistët në Parlamentin Europian kanë propozuar që Komisionerja e Jashtme e Bashkimit Europian Catherine Ashton dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të marrin Çmimin Nobel për Paqe për vitin2013. „Të tre, në prill të vitit 2013 arritën një marrveshje, që është një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit të Kososvës. Shumë vetë mendonin se kjo nuk ishte e mundur" tha për gazetën "Die Welt" shefi i socialistëve në Parlamentin Europian Hannes Swoboda, i cili ka firmosur letrën e dërguar Komitetit të Çmimit Nobel në Oslo.

„Ne kemi propozuar Ashton, Daçiç dhe Thaçin për çmimin Nobel për Paqe, jo vetëm për kontributin e tyrë në normalizimin e marrdhënieve, por edhe të motivuar në arritjen e një paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.“ Kjo do të ishte e rëndësishme edhe për stabilitetin në rajon dhe njohjen e popullsisë shqiptare.

Një emër tjetër kandidat për Çmimin Nobel të Paqes është edhe Edward Snowden. I riu amerikan ka tërhequr vëmendjen botërore me dëshmitë e tij rreth programeve të përgjimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurimit të SHBA-së, NSA. Ai u propozua nga dy deputetë norvegjezë.

Propozimet për kandidatët për Çmimin Nobel mund të bëhen deri më datën 1 shkurt. Çmimi Nobel i Paqes shpallet më 10 dhjetor të këtij viti, në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.