1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Kancelarja Merkel takohet me presidentin Bush në fermën e tij në Teksas


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Crawford të Teksasit, ku është takuar me presidentin amerikan ,Xhorxh Bush,(George Bush) në fermën e tij. Bush, me ftesën private që i bëri Merkelit, deshiron të vendosë një lidhje të ngushtë mes SHBA-ve dhe Gjermanisë.
Temë kryesore e diskutimeve mes dy udhëheqësve është konflikti atomik me Iranin. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë trysninë për një raund tjetër sanksionesh ndaj Iranit, i cili u ka bërë sfidë kërkesave perëndimore për të ndalur pasurimin e uraniumit që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore. Merkel këmbëngul në një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Nga ana tjetër , Merkel kërkon të fitojë presidentin Bush që të bëhet pjesë e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje të re për mbrojtjen e klimës botërore në dhjetor në Bali. Tema të tjera të bisedimeve, në vizitën njëditore të kancelares gjermane me presidentin Bush, janë konflikti në Lindjen e Mesme, e ardhmja e Kosovës dhe mbrojtja e klimës.

  • Data 10.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C9z5
  • Data 10.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C9z5