Kancelarja Merkel synon të ndërmjetësojë në konfliktin mes Gjeorgjisë dhe Rusisë | Studimi në Gjermani | DW | 14.08.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kancelarja Merkel synon të ndërmjetësojë në konfliktin mes Gjeorgjisë dhe Rusisë

Megjithë imazhin e saj si avokate e paepur për të drejtat e njeriut në takimin me Medvedevin Merkeli do të detyrohet të përdorë një ton të moderuar.

Angela Merkel dhe presidenti rus Dimitri Medvedev gjatë vizitës së tij në Gjermani më 5 qershor 2008

Angela Merkel dhe presidenti rus Dimitri Medvedev gjatë vizitës së tij në Gjermani më 5 qershor 2008

Kancelarja gjermane Angela Merkel fillon sot (15.08) një vizitë në Rusi për të vijuar të dielën në Gjeorgji. Takimet e saj me presidentin rus Medvedev në Soçi dhe më pas me atë gjeorgjian Sakashvili në Tbilis dhe përpjekjet për të ndërmjetësuar për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme janë në qendër të shtypit gjerman.

Duke cituar të ngarkuarin e qeverisë gjermane për Rusinë, Andreas Schockenhoff (CDU), gazeta «Süddeutschen Zeitung» shkruan se prej takimeve nuk duhet pritur shumë. Për të rivendosur besimin do të jenë të nevojshme shumë hapa të vegjël. Fillimisht duhen zgjidhur probleme të tilla si respektimi i armëpushimit dhe furnizimi i refugjatëve. Gjithësesi Moska duhet të marrë në të ardhmen më tepër përgjegjësi mbi vete dhe të kontribuojë për zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Kurse gazeta «Frankfurter Rundschau» shkruan:

Pa heshtur armët në Kaukaz, lufta e fjalëve po bëhet edhe më e ashpër. Kancelares Merkel do t'i duhet të përdorë mjeshtëri të madhe diplomatike në takimin e saj me presidentin rus në Soçi. Imazhi i saj si avokate e paepur për të drejtat e njeriut kërkon konfrontim të hapur. Por racionalizmi politik e detyron që të përdorë një ton të moderuar. Me një qëndrim të tillë Merkeli nuk do të pritet vetëm me duartrokitje as prej BE-së dhe as prej mikut të saj George W. Bush. Landeszeitung Lüneburg:

Gazeta "Landeszeitung Lüneburg" vëren:

Si mund të qetësohet fuçia e barutit në Kaukaz? Kjo do të jetë tema e bisedimeve mes kancelares Merkel dhe presidentit rus Dmitri Medvedev. Në takimin e NATO-s në Bukuresht Merkeli e pengoi anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO. Por sipas mendimit të ekspertëve anëtarësimi i Gjeorgjisë në NATO ndoshta mund ta kishte penguar këtë konflikt.

  • Data 14.08.2008
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExTG
  • Data 14.08.2008
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExTG