1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja Merkel paralajmëron masa të tjera për koniunkturën

Në videomesazhin e fundit për këtë vit në internet kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e vuri theksin tek masat e planifikuara në sfondin e krizës financiare dhe ekonomike.

default

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Qysh nga vera e vitit 2006 kancelarja Angela Merkel i drejtohet publikut çdo fundjavë përmes një videomesazhi në internet për të sqaruar politikën e qeverisë. Të shtunën (20.12.) u publikua mesazhi i fundit për këtë vit. „Ky është mesazhi im i fundit si videopodcast i 2008-ës. Krishtlindjet dhe ndërrimi i viteve janë në prag. Të gjithë e dimë, që kemi përpara një vit plot sfida. Çdo ditë ne dëgjojmë lajme për situata të vështira ekonomike të ndërmarrjeve. Ndaj qeveria edhe vitin e ardhshëm do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta menaxhuar sa më mirë situatën në vendin tonë."

Angela Merkel u bën të qartë gjermanëve, se kanë përpara një vit të vështirë. Ajo dëshiron një mobilizim të përbashkët të forcave për të përballuar krizën ekonomike. Lajtmotivi i saj është: Të gjithë duhet të bashkëpunojnë: „Qeveria ka vepruar ndërkohë dhe ka përpiluar një paketë masash për mbështetjen e koniunkturës.“

Me këtë kancelarja ka parasysh 12 miliardë eurot, që shteti do t´i investojë për rrugët dhe ndërtesat. Përveç kësaj do të ketë lehtësime fiskale për të gjithë ata, që blejnë një makinë të re. Bashkë me lehtësimet e palnifikuara për familjet dhe për ndërmarrjet e mesme, kjo paketë e parë ka një volum prej rreth 32 miliardë eurosh. Merkel në fillimet e krizës për javë të tëra u shpreh kundër programeve shtetërore për koniunkturën. Ajo madje ruhej shumë prej lehtësimeve fiskale. Por tani ka kohë që u bë e qartë, se kryetarja e qeverisë është vënë në lëvizje: „Ne në janar të vitit të ardhshëm do të hedhim hapin tjetër. Por kjo duhet të përgatitet me kujdes, sepse ne duam të përqëndrohemi pikërisht aty ku mund të ruhen, apo mund të hapen vende të reja pune.“

Përgatitet paketa e dytë për koniukturën në Gjermani

Wirtschaft Deutschland Symbolbild

Pamje simbolike e ekonomisë

E ndërkohë që kancelarja në publik është e rezervuar për të përmendur detajet, ekspertët janë duke përpiluar paketën e dytë për koniunkturën. Sipas njoftimeve thuajse njëzëri të mediave, volumi i kësaj pakete parashikohet të jetë rreth 40 miliardë euro. Një pjesë e madhe e këtyre parave do të investohen për ndërtimin dhe restaurimin e shkollave e universiteteve. Zonat rurale duhet të futen gjithashtu në rrjetin e internetit të shpejtësisë së lartë. Qytetarët mund të shpresojnë tek reduktimi i barrës së shpenzimeve. Madje është duke u diskutuar edhe për uljen e kontributeve për sigurimin shëndetësor si dhe për një taksë më të ulët mbi të ardhurat. „Qëllimi ynë është, që Gjermania pas krizës të jetë më e fortë, më moderne dhe e përgatitur më mirë për shekullin e 21-të dhe për globalizimin."

  • Data 22.12.2008
  • Autor Sandra Petersmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLAG
  • Data 22.12.2008
  • Autor Sandra Petersmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLAG