1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kancelarja Merkel nuk e sheh të rrezikuar euron

Para samitit të jashtëzakonshëm për euron, po shtohen kërkesat për një reduktim të borxheve të Greqisë. Edhe kancelarja Merkel nuk përjashton më ristrukturimin e borxhit grek. Megjithatë ajo nuk e sheh në rrezik euron.

Kancelarja Merkel në intervistë për kanalin gjerman ARD, mbi krizën e borxheve në eurozonë.

Kancelarja Merkel në intervistë për kanalin gjerman ARD, mbi krizën e borxheve në eurozonë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përforcuar deklaratat për garancinë e kursimeve të qytetarëve gjermane, megjithë krizën e borxheve. Në intervistën e verës, dhënë për stacionin televiziv gjerman ARD, ajo tha se kemi të bëjmë me krizën e disa shteteve të veçanta, vetë euro nuk ndodhet në krizë.

"Euro nuk është në krizë"

"Ne jemi duke punuar që euro të bëhet një monedhë e qendrueshme. Euro, nuk ndodhet në krizë si monedhë, ne kemi të bëjmë me krizë borxhesh të shteteve të veçanta. Ne kemi ndryshime të mëdha në aftësinë konkuruese, pra në fuqinë që kanë shtete të veçanta anëtare që të përparojnë ekonomikisht. Kjo duhet përmirësuar, borxhet duhen likuiduar dhe aftësia konkuruese duhet përmirësuar. Këto janë detyrat kryesore, dhe ne gjermanët kemi nevojë për euron në mënyrë krejt të veçantë", u shpreh Merkel.

Krerët e qeverive dhe shteteve të eurozonës takohen të enjten (18.7.) për t'u konsultuar rreth ndihmave të reja për Greqinë. Merkel u shpreh optimiste se samiti i jashtëzakonshëm do të sjellë rezultate konkrete.

"Ajo që duam ne është sa më pak marrje masash. Likuidimi i borxheve, ka efekte negative që bëjnë që vendet të mos bëjnë më përpjekje të mëdha. Ne jemi duke u munduar që ta pengojmë këtë, gjë që është edhe më e vështirë. Por, unë e them qartë, pjesëmarrja e kreditorëve privatë tregon se në Greqi ne kemi një problem të veçantë për shkak të borxheve të mëdha."

Der kuenftige Praesident Shefi i Bankës Federale gjermane Jens Weidmann.

Shefi i Bankës Federale gjermane Jens Weidmann kundërshton faljen e pjesshme të borxheve për Greqinë.

Diskutimi për ristrukturimin e borxhit grek

Për të luftuar krizën financiare të Greqisë dy elemente kanë rëndësi qendrore, tha Merkel: Greqia duhet të ndërmarrë reforma dhe kreditorët privatë duhet të përfshihen në hapat e mëtejshëm.

Shumë përfaqësues të partive të Unionit Kristiandemokrat-Kristiansocial, të Partisë Socialdemokrate, të shoqatave ekonomike dhe shkencore janë për një falje të pjesshme të borxheve të Greqisë. Për t'i dhënë fund pasigurisë së tregjeve është i pashmangshëm ristrukturimi i borxhit grek.

Por shefi i Bankës Federale Gjermane, Jens Weidmann paralajmëroi: "Asgjë nuk do t'i shkatërronte më shpejt përpjekjet dhe synimet për një politikë të drejtë buxhetore sa një përgjëgjësi kolektive për borxhet shtetërore."

Greqia duket qartë se konsumon më shumë se sa prodhon, buxheti shtetëror ka deficite të mëdha, tha Weidmann për gazetën "Bild am Sonntag". Sa kohë kjo nuk do të ndryshojë, as falja e pjesshme e borxheve nuk do të sjellë përmirësim të vërtetë të situatës.

Autor: Ursula Kissel / Aida Cama

Redaktoi: E. Xhani