1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja Merkel niset për në Amerikën Latine

Kancelarja gjermane Angela Merkel nis sot një vizitë shtatëditore në Amerikën Latine. Stacioni i parë do të jetë Brazili, ndësa më vonë do të shkojë edhe në Peru, Kolumbi dhe Meksikë.

Logo e takimit të BE-së në Lima, 2008

Logo e takimit të BE-së në Lima, 2008

Në qendër të vëmendjes do të jetë pjesëmarrja në samitin e BE dhe Amerikës Latine, i cili hapet të premten në Lima. Presidenti i Venecuelës Hugo Chavez, ka kritikuar ashpër kancelaren, të cilën e quajti të afërt me Adolf Hitlerin. Ndëkrohë që kancelarja mendon se Chavez nuk ka të drejtën të flas në emër të Amerikës Latine.

Rritja e madhe ekonomike, pasuritë me minerale tokësore dhe pesha gjithnjë e më e madhe politike e Amerikës Latine janë elemente, të cilat theksohen në mënyrë të veçantë në zyrën e kancelares. Kancelarja Merkel ka ndarë shtatë ditë të plota për vizitë në Brazil, Peru, Kolumbi dhe Meksikë.

Këshilltari politik i Merkelit, Chrisoph Heusgen thotë se ky është një sinjal shumë i qartë: "Fakti që ajo po ndërmerr vizitën më të gjatë jashtë vendit, dëshmon se Amerika Latine nuk është harruar, por është shumë e rëndësishme."

Në qendër të vëmendjes do të jenë politika e energjisë dhe ruajtja e mjedisit, por edhe luftimi i varfërisë. Në Meksikë dhe Brazil, të cilat janë edhe partnerët më të rëndësishëm ekonomik të vendeve të G8, do të bisedohet për marrëveshjen botërore tregtare si dhe reformën e OKB. Kancelarja thotë se ka pika shumë të rëndësishme bashkëpunimi. Në samitin në Lima ajo do të takohet edhe me shumë partnerë të tjerë. "Me partnerët tanë latinoamerikanë në Lima të Perusë, do të rimendojmë mundësinë e gjallërimit edhe më të madh të partneritetit tonë strategjik."

Kancelarja ka planifikuar që në Brazil të nënshkruajë një marrëveshje për sektorin e energjisë. Partnerët brazilianë duhet të prodhojnë energji e cila nuk cënon mjedisin natyror. Në Berlin medohet seriozisht jo vetëm për dëmtimin në këtë rajon të mjedisit, por edhe problemet tjera, siç është humnera gjithnjë e më e madhe mes të pasurve dhe të varfërve, papunësia e madhe dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

Zyra e kancelares është e shqetësuar me qëndrimet e populistit majtist Hugo Chavez në Venecuelë, në veçanti pas deklaratave të tij të fundit, ku e krahason kancelaren me Hitlerin. Angela Merkel reagoi me qetësinë e duhur diplomatike, por theksoi se deklarimet e tilla nuk e ndihmojnë bashkëpunimin: "Si kancelare dhe kryetare e kristiandemokratëve gjatë qëndrimit në samit do të kërkojë që t'i ruajmë interesat e përbashkëta."

Takime të ndara me presidentët majtistë të Bolivisë dhe Ekuadorit nuk janë planifikuar, por nuk përjashtohen, sepse ata do të ulen pranë një tryeze. Ndërkohë që shancet për takim me Chavezin janë shumë të vogla. Kancelarja gjermane e sheh këtë vizitë si një mundësi për hapjen e dyerve të bashkëpunimit më të mirë ekonomik.

Në delegacion bëjnë pjesë edhe përfaqësuesit evropianë por edhe aziatik të teknikës për ruajtjen e mjedisit, komunikacionit dhe logjistikës. Kina po tregon gjithnjë e më shumë interes për tregti me këto vende. Megjithatë shancett e sipërmarrësve gjermanë ende janë të mëdha, për shkak të ofertave të shumta teknike. Raportet e Gjermanisë me Amerikën Latine më nuk mund të kufizohen vetëm në sektorin e ndihmave. Ministri i jashtëm Steinmeier kaherë thekson se është fjala për partneritet të barabartë. Ndërsa Chrisoph Heusgen thotë: "Besoj se ky është një udhëtim në një kontinent me ardhmëri të mirë."

  • Data 13.05.2008
  • Autor Stefan Überbach (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dyva
  • Data 13.05.2008
  • Autor Stefan Überbach (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dyva