1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kancelarja Merkel në Britaninë e Madhe

Me kryeministrin Cameron, Merkeli do të diskutojë për reformat e BE dhe për Ukrainën. Një fjalim historik para parlamentit britanik është një pikë kulmore e vizitës.

default

Merkel në Londër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nisi sot një një vizitë në Britaninë e Madhe. Në program janë një fjalim para parlamentit britanik, bisedime për BE dhe Ukrainën me kryeministrin David Cameron dhe një takim për çaj me mbretëreshën.

Merkeli foli në gjermanisht, kur iu drejtua ligjvënësve të të dyja dhomave të parlamentit britanik. Kjo është hera e parë kur një kancelar i Gjermanisë së ribashkuar u drejtohet të dyja dhomave të parlamentit. Fjalimin para parlamentit ajo e quajti "shprehje të lidhjes së ngushtë midis dy vendeve tona".

Kryeministri Cameron tha se në bisedën e tij me Merkelin ai do të diskutojë "reformën e BE dhe Ukrainën", ku kriza politika i ka vënë përballë Rusinë dhe shtetet perëndimore.

Britanikët kanë për kancelaren Merkel një simpati të madhe. Në bazë të një anketimi të Instutit britanik YouGov, 44 përqind kanë një mendim pozitiv për të. Vetëm 11 përqind e britanikëve nuk mendojnë mirë për Merkelin. Pyetjes se cili nga të dy është politikani më i mirë, Merkeli apo Cameroni, 41 përqind votuan për Merkelin. Kryeministri britanik është politikan më i mirë vetëm për 10 përqind të britanikëve. Personat e tjerë të pyetur kishin mendim të njëjtë për të dy politikanët ose nuk kishin mendim. 67 përqind e britanikëve thanë më tej se Lufta e Dytë Botërore nuk e ndikon më mendimin e tyre për Gjermaninë.