1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja Merkel kërkon një mandat të tretë

Kancelarja Angela Merkel diskutoi të martën (13.08) në emisionin Forumi Politik me Michaela Kolster (Phoenix) dhe Stephan Detjen (Deutschlandradio).

Lufta për postin e kancelarit gjerman ka nisur, sepse më 22 shtator qytetarët vendosin për përbërjen e parlamentit të ri dhe shumicat e mundshme qeveritare. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) kërkon një mandat të tretë.

Politika e taksave

Cili është pozicioni i Angela Merkel për politikën e taksave, një nga çështjet kyçe të fushatës? "Tani për tani rritja e taksave të çfarëdo lloji do të ishte helm. Për të ruajtur situatën tonë të punësimit, një situatë shumë e mirë punësimi, ne nuk duhet të ngremë taksat, sepse kështu rrezikojmë gjendjen shumë të brishtë të ekonomisë. Të tjerë thonë se tani duhet të bëhet pikërisht kjo, deri në tatimin e thelbit të kompanive, edhe për këtë do të përballemi në fushatën zgjedhore." - thotë Merkel.

E ardhmja e Evropës

Në lidhje me Evropën dhe të ardhmen e saj Angela Merkel mendon: "Më shumë Evropë është më shumë se vetëm një transferim të kompetencave nga shtetet anëtare tek Evropa. Më shumë Evropë mund të ketë edhe kur veprimet e tyre shtetetet kombëtare i koordinojnë më shumë dhe intensivisht me të tjerët. Kjo është një formë tjetër për më shumë Evropë dhe ne do të flasim rreth saj, se ne kemi ende nevojë për më shumë aftësi për Evropën. Për këtë diskutojnë në këtë moment edhe holandezët dhe këtë diskutim do ta zhvillojmë edhe pas zgjedhjeve. "

Nisur nga afera e shërbimit sekret amerikan NSA dhe programet e zhvilluara prej tij për të mbledhur informacione nëpërmjet internetit, Merkel mendon se në Evropë duhet të bëhet më tepër në fushën e internetit dhe të teknologjisë. Sikurse Evropa "vendosi të ndërtonte një avion si Airbusi, i cili është po aq i mirë sa avionët amerikanë Boeing, ashtu edhe tani evropianët po punojnë për një sistem satelitor me emrin Galileo, i cili do të jetë i pavarur nga ai amrikan GPS."