1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kancelarja Merkel ia arrin qëllimit në pikat kryesore

Kancelarja gjermane Angela Merkel ia ka arritur qëllimit, por për herë të parë nuk marrin pjesë të gjithë. Samiti i BE në Bruksel i ka kapur problemet në rrënjë komenton Christoph Hasselbach.

default

Rreth një vit e gjysëm shtetet e euro-zonës i kanë shkuar nga pas krizës. Pas çdo samiti të posaçëm pasonte rezultati i hidhur: se përsëri nuk ishte mjaft për të qetësuar tregjet financiare. Receta ishte në thelb gjithmonë e njëjta: Shtetet e kërcënuara nga falimentimi merrnin ndihmë financiare dhe me shuma gjithnjë e më të larta duhet të krijohej një mur rrethues për të mbrojtur ata, që do tö ishin në rrezik herën tjetër.

Merkel ia arrin qëllimit


Edhe pse BE  bënte thirrje vazhdimisht për disiplinë fiskale dhe harmonizimin fiskal, deri tani kaq qenö fjala kryesisht për aksione si të zjarrfikësve. Për herë të parë tani Bashkimi Evropian po trajton seriozisht shkaqet e krizës. Zonja Merkel si figurë kryesore ia ka dalë të dominojë në pikat thelbësore, nö frenimin e borxhit, monitorimin e buxhetit, sanksione për shkeljet e rregullave, që mund të mënjanohet vetëm me shumicë, gjëra që duhej të ishin bërë kohë më parë. Dhe pakti i stabilitetit ka mbështetur pikërisht këtë disiplinë. Vetëm se askush nuk e ka respektuar, madje as Gjermania. Vetëm tani në nevojë tö madhe qeveritë duan t'i nënshtrohen rregullave të tilla.

A mund të pendohen britanikët për bllokadën?

Fakti që Britania e Madhe ka refuzuar dhe që britanikët penguan ndryshimin e marrëveshjes nuk i bën ndonjë dëm shpëtimit të euros. Ndoshta në fund të gjithë të tjerët do të bashkëpunojnë. Për britanikët megjithatë kjo do të thotë një izolim i rëndë, ata ndoshta do të pendohen shpejt. Ata janë varur nga zona e euros, por nuk kanë asnjë ndikim në shumë vendime, që i prekin ata drejt pör sö drejti. Një "viktimë" e marrëveshjes në samit janë në një farë mënyre institucionet europiane. Në rastin e ndryshimit  të marrëveshjes ato do të përfshihen plotësisht. Tani roli i tyre është i kufizuar. Merkel dhe Sarkozi theksojnë megjithatë se Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti nuk do të margjinalizohen. Por duhet parë, se si do të jetë në praktikë. Deri tani megjithatë kriza ka sjellë një zhvendosje të konsiderueshme të pushtetit larg nga institucionet e përbashkëta në drejtim të shteteve të mëdha të eurozonës, veçanërisht të Gjermanisë.

Merr BQE një barrë të rëndë mbi vete?


Një pikë e dobët e samitit është pyetja e pasqaruar, se si do të shkojnë punët filimisht. Sepse edhe nëse është mirë që BE-ja më në fund të luftojë shkaqet e krizës, kriza akute mbetet. Derisa rregullat e reja të buxhetit të bëjnë efektin e tyre, kanë për të kaluar muaj. Edhe pse shtetet e BE duan t'i vënë në dispozicion FMN-së 200 miliardë euro, në mënyrë që ai mund të ndërhyjë për të ndihmuar, në qoftë se Italia dhe Spanja do të kenë probleme në të ardhmen e afërt, gjë që edhe mund të ndodhë. Atöherö të gjitha mundësinë për ndihmë do të shteroheshin shpejt. Në këtë situatë mund të ndërhyjë në fund Banka Qendrore Evropiane me mundësitë e saj teorikisht të pakufizuara. Derisa kjo ndodh vetëm për njö farö kohe, nuk ka arsye pör kundërshtim. Dhe Merkel si kundërshtarja zyrtare e një procedure të tillë mund të thoshte: Banka Qendrore Evropiane është e pavarur. Guvernatori Mario Draghi e di pastaj, se çfarë pritet prej tij.

Autor: Christoph Hasselbach

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM