1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kancelarja gjermane Merkel premton sqarimin e plotë të sulmit ajror gjerman në Afganistan

Deklarata qeveritare: Bundesveri do të kontribuojë me të gjitha forcat që ka në dispozicion për zbardhjen e ngjarjes. Qeveria gjermane reagon lidhur me sulmet nga ajri në afërsi të bazës ushtarake në Kundus.

default

Salla plenare e Bundestagut

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) shprehu sot hidhërimin e thellë për viktimat e mundshme civile të sulmit ajror kërkuar prej trupave gjermane në Afganistan pas rrëmbimit të dy autocisternave nga talibanët në Kundus. Merkel në deklaratën e qeverisë para parlamentit tha: "Shumë njerëz kanë humbur jetën, për pasojat, sidomos për viktimat civile ka njoftime kundërthënëse. Për ta shpjeguar do të jetë e pamundur sot në mëngjez. Por një gjë po ju them, dhe drejtpërsëdrejti: Çdo njeri i pafajshëm që humbet jetën në Afganistan, është e rëndë. "

Bundeskanzlerin Angela Merkel bei Regierungserklärung zu Afghanistan

Kancelarja Angela Merkel duke dhënë deklaratën qeveritare në Bundestag, 08.09.2009 në Berlin

Nisur nga kritikat masive Merkel garantoi sot në parlament një sqarim të plotë të ngjarjes

"Sqarimi i plotë i ngjarjes së të premtes së kaluar dhe pasojave të saj është për mua dhe të gjithë qeverinë gjermane një detyrë e vetëkuptueshme. Bundesveri do të kontribuojë për këtë me të gjitha forcat, që ka në dispozicion. Për rezultatet sot nuk mund dhe nuk dua të paragjykoj. Unë garantoj, që ne nuk do të zbukurojmë asgjë dhe unë garantoj po ashtu, që ne nuk do të pranojmë as paragjykimet". Me këtë deklaratë Merkel reagoi për bombardimet, që u bënë në afërsi të bazës ushtarake në Kundus, ku humbën jetën të paktën 56 vetë. Kancelarja gjermane u shpreh: "Ne mbajmë zi për secilin. Çdo i plagosur i pafajshëm është e rëndë. Ne ndjejmë me ta dhe me të afërmit e tyre. Jam shumë e hidhëruar për njerëzit e pafajshëm të plagosur dhe të vrarë për shkak të veprimit të gjermanëve, dhe është shumë e rëndësishme për mua si kancelare gjermane që ta shpreh këtë para parlamentit dhe para popullit afgan. Dhe mendoj se e them këtë në emër të të gjithëve."

Jung 060909 Kopie.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Franz Joseph Jung

´

NATO për herë të parë flet për civilë në radhët e viktimave

Në diskutimin parlamentar pas deklaratës qeveritare ministri i Mbrojtjes Franz Josef Jung foli indirekt për civilë ndër viktimat. Por Jung, ashtu si dhe kancelarja dhe ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier u shprehën kundër paragjykimeve. Komandanti gjerman në Kundus ka pasur të dhëna të qarta, që rrëmbyesit e autocisternave ishin talibanë dhe grupe antiqeveritare. Ky kolonel nuk duhet lënë tani vetëm, tha Jung.

Ndërkohë NATO bëri sot për herë të parë të ditur se nga sulmi ajror janë vrarë edhe persona civilë. Numri i saktë i viktimave do të jepet pas hetimit të hollësisshëm të ngjarjes në provincën veriore Kundus. Kryekomandanti i Trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan Stanley Mcchrystal ka ngarkuar me sqarimin e çështjes oficerë të ISAF-it nga Gjermania SHBA-ja, Kandaja.

Autor: DPA/DW/Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 09.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JWGG
  • Data 09.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JWGG