1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kancelarja gjermane Merkel mbështet presidentin francez Sarkozi për unionin e Mesdheut

Presidenti i Francës Sarkozi ka premtuar bashkëpunim me Gjermaninë në çështjen e diskutueshme të unionit të Mesdheut.

Në foto: kancelarja Merkel në Paris, te presidenti francez Sarkozi

Kancelarja Merkel në Paris, te presidenti francez Sarkozi

Moti është me shi dhe qielli i zymtë në Paris, por për pengesat atmosferike Sarkozia dhe Merkel nuk duan t´ia dinë, ose nuk e tregojnë. Para takimit kancelarja ishte shprehur shumë qartë kundër projektit të presidentit francez për krijimin e një unioni ekskluziv të Mesdheut. Kjo mund të shkaktonte pakënaqësi në BE, tha Merkel. Ajo përmendi rrezikun se një pjesë e Evropës do të drejtohej nga Jugu një tjetër nga Lindja. Por edhe për Gjermaninë rajoni i Mesdheut është i rëndësishëm, pavarësisht se ne nuk kemi bregdet atje, bëri të qartë Merkeli në Paris.

"Prandaj besoj se duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin me Mesdheun. Ndaj edhe kam thënë se i mbështesim përpjekjet e Francës. Po besoj se kjo ofertë u duhet bërë të gjitha shteteve evropiane. Dhe unë jam shumë, shumë e kënaqur që kemi rënë dakord që Gjermania dhe Franca të mendojnë me të tjerët se si të krijojë një fushë bashkëpunimi të BE me shtetet e Mesdheut. Rajoni i Mesdheut është detyra jonë në Evropë. Diskutimi ishte shumë i mirë. Prandaj edhe erdhëm me dhjetë minuta vonesë, sepse u morëm vesh shumë mirë",tha Merkeli e lehtësuar pas bisedës me Sarkozinë.

Për temën e unionit të Mesdheut të dyja palët janë parimisht dakord. Për një temë tjetër të dy demonstrojnë unitet. Irani mbetet rrezik edhe pas raportit të fundit të shërbimeve sekrete amerikane, sipas të cilit Irani e ka ndërprerë prej vitesh programin për armët atomike, tha Merkeli. Duhet të mbajmë gatishmërinë për bisedime, por të kërkojmë nga Irani bashkëpunimin me agjensinë ndërkombëtare bërthamore.

"Unë kam ekzakt të njëjtin pozicion si madame Merkel, që mund të përfshihet në dy fjalë: rezistencë dhe dialog."

Në fund u duk që Merkel kërkonte të largohej sa më parë nga konferenca e shtypit. Zyrtarisht sepse gezohej që të dilte një herë jashtë Elizesë. Vizitën e saj e përmbyllën një darkë në Restorantin Guy Savoy dhe një vizitë në Grand Palais. Aty janë ekspozuar momentalisht veprat e piktorit Gustav Coubert, përfaqësues i realizmit francez.

  • Data 07.12.2007
  • Autor Stefanie Markert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYlG
  • Data 07.12.2007
  • Autor Stefanie Markert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYlG