1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kancelarja gjermane Angela Merkel shkon në Afganistan

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shkuar sot të hënën (13.03.) nën masa të forta sigurise për një vizitë në Afganistan. Në kampin e ushtrisë gjermane në Masar-i-Scharif ajo u informua për gjendjen e ushtarëve.

Angela Merkel në Afganistan

Angela Merkel në Afganistan

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shkuar sot të hënën (13.03.) nën masa të forta sigurise për një vizitë në Afganistan. Në kampin e ushtrisë gjermane në Masar-i-Scharif ajo u informua për gjendjen e ushtarëve. Në fillim të vizitës ajo përkujtoi ushtarët gjermanë që kanë humbur jetën në Afganistan. Kjo është vizita e katërt e kancelares gjermane në Afganistan.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ,ka zgjedhur për vizitë në Afganistan një kohë shumë delikate. Për ditë me radhë banorë të zonës kanë dalë në rrugë në territoret që ndodhen në ushtrinë gjermane për të shprehur indinjatën e tyre. Sepse trupat e huaja në një bazë ushtarake në Bagram kanë djegur gabimisht kuranin. Ditën e dielë (11.03.) një ushtar amerikan vrau në gjendje amoku 16 civilë afganë.

Angela Merkel në Afganistan

Angela Merkel në Afganistan

Helikopterët qarkullonin të dielën në mbrëmje (11.03.) mbi kampin amerikan në Kandahar, në mbrojtje të sigurisë. Nëse afganë të zemëruar përpiqen të sulmojnë kampin. Sepse nga ky kamp ushtarak pati dalë atentatori kur kreu vrasjet në gjendje amoku.

"Ne shprehim keqardhjen për çdo lloj sulmi të pjesëtarëve të forcave ushtarake amerikane mbi civilët e pafajshëm. Dhe dënojmë çdo lloj dhune kundër popullsisë civile. Ne sigurojmë njerëzit në Afganistan se ne do të identifikojmë individët përgjegjës dhe do t' i dënojmë." Kërkoi në këtë mënyrë falje ambasadori amerikan në Kabul, James Cunningham. Edhe Barack Obama i shprehu keqardhjen e tij presidetit afgan nëpërmjet një telefonate.

Ndërkohë po bëhen të ditura gjithnjë e më shumë detaje të tmerrshme mbi sulmin në gjendje amoku të ushtarit amerikan. Në mes të natës, para se të lindte dielli ditën e dielë ushtari amerikan ishte larguar nga kampi ushtararak në provincën e Kandagarit. Siç tregojnë dëshmitarët, ai ka shkuar shtëpi më shtëpi dhe ka hapur zjarr mbi banorë të pafajshëm. Mes të vdekurve ndodhen edhe 9 fëmijë. Motivi është ende i paqartë. Nëse ka pasur një të tillë. Sipas njoftimeve të mediave ushtari kishte pasur para pak kohësh shqetësime nervore.

"Ky incident do të ketë pasoja shumë negative. Kjo inkurajon njerëzit të rebelojnë dhe protestojnë kundër trupave të huaja," thotë një banor i Kabulit.

Ushtarë amerikanë në Afganistan

Ushtarë amerikanë në Afganistan

Incidenti ndodh në një moment ku atmosfera mund të kthehet në disfavor të trupave të huaja, pasi ushtarë amerikanë patën djegur tre javë më parë libra të kuranit në një bazë ushtarake në Bagram. Kjo u pasua nga protesta në gjithë vendin gjatë të cilave pati edhe të vdekur. Nuk diskutohet që djegia e kuranit i shërben talibanëve. Ekstremistët, thotë eksperti i politikës afgane Ali Seraj, do t'i përdorin vrasjet në gjendje amoku për propagandën e tyre."Kjo do të ketë reaksione në Afganistan. Rruga e vetme për të qetësuar gjendjen është që ky person t' i dorëzohet autoriteteve afgane dhe t' i bëhet procesi sipas të drejtës afgane. Ne flasim këtu për njerëz që jetojnë ende në shek. 15/ 16. Ata besojnë ende sy më sy, dhëmbë për dhëmbë."

Talibanët reaguan menjëherë dhe shkruajnë në faqen e tyre të internetit për një akt barbar të shkaktuar nga amerikanë gjakatarë. Ajo që nuk thonë ekstremistët është se për tre të kartërtat e akteve të dhunshme, gjatë të cilave humbasin jetën njerëz të pafajshëm, janë vetë përgjegjës.

Autor: Kai Küstner

Redaktoi: Aida Cama