1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Afganistan

Menjëherë pas vizitës së palajmëruar të Kancelares Angela Merkel kampi i fushimit të Bundesverit (ushtrisë gjermane) në Kundush në Veri të Afganistanit u qëllua me raketa.

default

Kancelarja, Angela Merkel, viziton Bundesverin në Afganistan

Merkeli njëzet minuta para sulmit ishte larguar nga kjo zonë dhe vazhdonte udhëtimin për në Masar-i-Scharif, tha zëdhënësi i dytë qeveritar Thomas Steg të hënën (6.4.) në Berlin. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes dy raketa qëlluan jashtë kampit, por nuk ka pasur asnjë të plagosur.
Si stacion të parë të vizitës në Afganistan Kancelarja Angela Merkel kishte zgjedhur kampin më të rrezikshëm të fushimit të ushtrisë gjermane, Bundesver. Ajo bashkë me ministrin e Mbrojtjes Jung vizitoi ekipin e rindërtimit në Kundush. Siç njoftoi Bundesveri në faqen e internetit, kampi në mengjes u qëllua me raketa. Zëdhënësi qeveritar Steg konfirmoi se sulmi ndodhi vetëm 20 minuta, pasi kancelarja u largua nga kampi. Me sa duket dy raketat devijuan nga shënjestra. Megjithatë kjo është një dëshmi, se sa delikate është situata në Kundush. Vitin e kaluar kampi është qëlluar gati 20 herë. Gjatë sulmeve kanë gjetur vdekjen tre ushtarë të Bundesverit.

Afghanistan Deutschland Angela Merkel in Mazar-e-Sharif Polizeiakademie

Merkel viziton një shkollë në Mazar-e-Sharif, 6 prill 2009

Me sa duket kancelarja kishte vendosur kësaj radhe të njihej ekskluzivisht me situatën në Veri të Afganistanit, pra në pjesën, ku janë të dislokuar trupat gjermane. Kryeqyteti Kabul fillimisht nuk figuronte në axhendën e vizitës së kancelares, sa i përket Presidentit afgan Karsai, atij iu desh të mjaftohej me një bisedë telefonike. Së fundi, ose më saktë për herë të parë, kancelarja udhëtoi drejt Afganistanit në vitin 2007. Atëherë truprojat i rekomanduan kancelares të veshë jelekun antiplumb. Merkeli iu shmang rrugëve të rrezikshme të Kabulit, ajo qarkulloi me helikopter përmes qytetit. Edhe kësaj radhe udhëtimi u zhvillua nën masa të forta sigurie. Deri në minutën e fundit planet e udhëtimit të kancelares u mbajtën sekret.

Bundeskanzlerin Merkel in Afghanistan

Merkel përshëndet në Kundush oficerë të Bundeverit

Vizita pak pas samitit të NATO-s ka pasur për qëllim ndër të tjera edhe që t´i tregojë botës, se gjermanët nuk janë indiferentë ndaj fatit të Afganistanit. Njëkohësisht për Merkel-in padyshim që nuk do të ishte e përshtatshme, që pikërisht në prag të luftës elektorale asaj t´i duhej të konfrontohej me vërejtjen, se e ka nderuar këtë vend me një vizitë të vetme. Ndërsa kandidati i socialdemokratëve për kancelar, Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier vitin e kaluar ka qenë në Afganistan.

Në fundjavë NATO ra dakord për një strategji të re për Afganistanin, që në thelb përputhet me planet e Presidentit të SHBA-së Barack Obama për këtë vend. Më shumë para më shumë ushtarë, këto janë shkurtimisht dy pikat vendimtare të strategjisë së re. 21.000 ushtarë shtesë do të dërgojë SHBA-ja në Afganistan. Në samitin e NATO-s Merkel në fundjavë Merkel ritheksoi se Gjermania do të dërgojë 600 ushtarë shtesë për sigurimin e zgjedhjeve presidenciale në gusht. Vjeshtën e kaluar parlamenti gjerman, Bundestag, miratoi shtimin e kontigjentit të trupave gjermane në Afganistan me një kufi maksimal deri në 4500.

Autor: Kai Küstner/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HRpQ
  • Data 07.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HRpQ