1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kancelarja e vetmuar në samitin e BE-së

Deri në orët e vona të natës negociuan krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së për të gjetur kursin që do të nxjerrë Evropën nga kriza. Edhe pse u morrën disa vendime të rëndësishme negociatat ishin shumë të vështira.

Në kohën që gazetarët përcillnin në sallën e shtypit të ndërtesës së Këshillit të BE-së në Bruksel ndeshjen e gjysmëfinales në mes të Gjermanisë dhe Italisë, kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhej në sallën e mbledhjeve në katin më të lartë dhe nuk kishte kohë për këtë ngjarje sportive. Intensivisht deri në orët e vona të natës kishte përplasje të koncepteve të ndryshme të krerëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Kryeministri italian Mario Monti kërkonte blerjen e obligacioneve të qeverisë italiane nga ana e Bankës Qendrore Evropiane apo fondi i shpëtimit, në mënyrë që të ulej barra e kamatave për Italinë. Së fundi Italia ka vendosur për reforma prandaj tani nuk duhet të dënohet.

Ngjashëm argumentoi edhe kryeministri spanjoll Mariano Rajoy për vendin e tij. Presidenti i Francës, Francois Hollande dëshiron të angazhohet për masa që ndikojnë në afat të shkurtër. Hollande bëri thirrje për solidaritet, duke iu referuar kështu Gjermanisë.

Eurodeputeti gjerman Markus Ferber, një specialist i CSU-së për shpëtimin e euros është skeptik kur kërkohet solidaritet. "Në Evropë, gjërat gjithnjë mbështillen me fjalë të bukurua. Fjala magjike këtu është solidariteti. Por solidariteti nuk mund të jetë rrugë njëkahëshe", sqaron Ferber për Deutsche Wellen.

Në të ardhmen borxhe të përbashkëta?

Germany's Chancellor Angela Merkel talks to Italy's Prime Minister Mario Monti (R) during a European Union leaders summit in Brussels June 29, 2012. Euro zone leaders agreed on Friday to take emergency action to bring down Italy's and Spain's spiralling borrowing costs and to create a single supervisory body for euro zone banks by the end of this year, a first step towards a European banking union. REUTERS/Francois Lenoir (BELGIUM - Tags: POLITICS BUSINESS)

EU Gipfel Merkel Monti

Kancelarja Merkel u angazhua që të fillohet transformimi i Bashkimit Evropian në një bashkim të mirëfilltë politik. Diplomatët gjermanë thanë se Spanja dhe Italia përhapën panik në takim. Para së gjithash sipas tyre duhet të shfrytëzohen fondet ekzistuese të shpëtimit dhe mekanizmat e tjerë të financimit.

Ministri finlandez për çështje evropiane Alexander Stubb, tha se në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, se Finlanda ka propozuar një lloj kompromisi. Përafërsisht ai duket kështu: shtetet e prekura nga kriza dorëzojnë bonot shtetërore, asete shtetërore me të cilat do të garantohej siguria. Normat e interesit duhet të jenë më të ulëta për shkak të sigurisë më të lartë për investitorët. Shtetet e futura në borxhe në këtë mënyrë praktikisht do të fusnin peng pronat e tyre. Nëqoftëse ato nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë atëherë garancitë do të ofroheshin nga Fondi evropian i shpëtimit. Ky sistem do të bazohej gjerësisht në bonot e hipotekës. Alexander Stubb beson se futja peng e këtyre bonove mund të jetë një përzierje e mirë e përgjegjësisë kombëtare dhe përgjegjësisë së bashkësisë evropiane.

Merkel pothuajse e vetmuar

European Central Bank (ECB) President Mario Draghi (L) talks to Germany's Chancellor Angela Merkel during a European Union leaders summit in Brussels June 29, 2012. Euro zone leaders agreed on Friday to take emergency action to bring down Italy's and Spain's spiralling borrowing costs and to create a single supervisory body for euro zone banks by the end of this year, a first step towards a European banking union. REUTERS/Francois Lenoir (BELGIUM - Tags: POLITICS BUSINESS)

EU Gipfel Merkel Draghi

Qëndrimin kokëngjeshur të kancelares gjermane në të vërtetë aktualisht e mbështet vetëm Holanda. Kancelari austriak Werner Faymann u tërhoq nga mbështetja ndaj kancelares Merkel. Faymann tha në Bruskel se ai mund të paramendojë një fond të borxhit i cili refuzohet nga Gjermania. Edhe Belgjika e Luksemburgu ndërkohë shprehen për "misione emergjente afatshkurtëra financiare" për të hequr presionin aktual ndasj Spanjës dhe Italisë.

Në këtë mënyrë kryetarët e 17 shteteve të eurozonës kanë rënë dakord për të mbështetur vendet në vështirësi, si Spanja dhe Italia. Kjo u njoftua nga presidenti Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, në Bruksel. Vendet, të cilat u përmbahen objektivave të tyre buxhetore, mund të ndihmohen nga fondet e krizës, EFSF dhe ESM, me qëllim që të qetësohen tregjet. Ky instrument i ri do të jetë në dispozicion deri në verë. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të eurozonës ranë dakard edhe për një mbikëqyrje të përbashkët bankare. Kjo duhet bërë shpejt, duke përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, tha Van Rompuy. Programi i samitit të BE-së u desh të ndryshohej gjatë natës, sepse Spanja dhe Italia kishin bllokuar me rezervat e tyre marrëveshjen përfundimtare për rritje dhe stabilitet, me rreth 120 miliardë euro.

Në ditën e dytë të samitit këtë të premte do të diskutohet për një integrim më të thellë në BE dhe Eurozonë. Samiti i Bruskelit po zhvillohet nën presionin e kohës për shkak se kancelarja Merkel pasdite duhet të jetë në Berlin. Bundestagu dhe Bundesrati do të votojnë për miratimin e ligjeve për fondin e ri ESM dhe Paktin Fiskal.