1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kancelari austriak Faymann: Një kthesë dhe në fund dorëheqja

Kancelari austriak, Werner Faymann bëri një kthesë radikale në politikën ndaj refugjatëve. Megjithatë kjo nuk e ndihmoi aspak, më shumë nga kthesa e tij përfitoi kancelarja gjermane Merkel, mendon Chistoph Hasselbach.

Österreich Kanzler Pressekonferenz in Wien

Kancelari i dorëhequr Werner Faymann, (09.05)

Se çfarë mund t'i ndodhë një partie popullore, këtë po e përjetojnë aktualisht socialdemokratët austriakë (SPÖ). Vërtet që ata e ofruan kancelarin nga viti 2007, dy herë madhje Werner Faymann, që dje (09.05) u dorëhoq, por që në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të vitit 2013, SPÖ, partia popullore austriake ra nën kufirin e 30%. Socialdemokratët dhe partia konservatore austriake, ÖVP mezi ia dolën të krijonin së bashku shumicën parlamentare: Koalicion - për të satën herë - me bazë të gjerë. Aleanca e "përjetshme" e të mëdhenjve të dikurshëm, - herë me ÖVP-n, herë me SPÖ- si kancelar federal - i ka vënë vulën politikës austriake të pasluftës së Dytë Botërore. Me sa duket njerëzit tani janë velur me këtë aleancë. Stanjacion dhe mpleksje kanë zënë rrënjë në shtet, ku postet duket se janë trashëgimi e të dyja partive.

Por katalizatori i vërtetë i shndërrimit të madh në politikën austriake ka qenë kriza e refugjatëve. Dhe asgjë tjetër nuk e nxori kaq në pah atmosferën në vend se sa zgjedhjet për presidentin e vendit në fund të prillit. As kandidati i SPÖ-s dhe as rivali konservator i ÖVP- nuk dolën dot në balotazh. Të dy arritën të merrnin rreth 11% të votave. Fituesi i madh, i cili siguroi balotazhin që në raundin e parë ishte Norbert Hofer, kandidati i panjohur i partisë me orientim të djathtë, FPÖ. Në balotazh ai del kundër kandidatit të të Gjelbërve, Alexander van den Bellen. Hofer shihet që tani si me më shumë shanse për postin përfaqësues të presidentit. Nëse austriakët pyeten, për kë do ta jepnin votën në zgjedhjet parlamentare, shumica pohojnë se do të votonin, FPÖ. Kjo parti qëndron para SPÖ-s dhe ÖVP-s.

Hasselbach Christoph Kommentarbild App

Chistoph Hasselbach

Merkel përfiton nga Faymann

Si asnjë drejtues tjetër i qeverive europiane reagoi Faymann ndaj krizës së refugjatëve dhe atmosferës kundër tyre në vend: Nëse në shtator 2015 ai qëndronte krah kancelares Merkel për një "politikë të mirëseardhjes", nga fundi i vitit ai u distancua gjithnjë e më shumë nga Merkeli. Në fillim të 2015-s, Faymann ktheu rrugë përfundimisht: Ai vendosi kufirin maksimal të pranimit për Austrinë, dhe bashkë me shtete të tjera u kujdes që të mbyllej përfundimisht itinerari ballkanik. Madje edhe pak ditë para triumfit të Hoferit, qeveria e Faymannit e ashpërsoi edhe një herë dukshëm ligjin për azilin.

Por asnjë nga këto masa nuk e ndihmoi Faymannin. Nuk mund të bësh një kthesë të tillë kaq radikale pa humbur besueshmërinë. Kësaj i shtohet që shumë socialdemokratë, më shumë të orientuar majtas, nuk donin ta ndiqnin kursin e ri të kancelarit. Kështu Faymann u fut në darë si majtas ashtu edhe djathtas, deri sa e humbi mbështetjen.

Është e pashpjegueshme, që si Faymann ashtu edhe Merkeli nuk e kuptuan në shtator 2015 se çfarë problemi do të shkaktonte një emigrim i pakontrolluar. Por nëse Faymann megjithë mësimet e forta që nxorri u rrëzua politikisht, Merkel nuk ka nevojë të shqetësohet për pozicionin e saj. Ajo e ka bërë këtë me shumë finokëri. Nga jashtë ajo i qëndroi politikës së saj, dhe nga moralisht vazhdoi të qëndrojë në anën e duhur, por në prapaskenë ajo e bëri kthesën. E hidhur për kancelarin Faymann: Merkel e ka kritikuar kthesën e Faymannit dhe nga ana tjetër përfitoi prej saj. Sepse Merkel duhet të falënderojë ish-kancelarin austriak që shifrat e refugjatëve kanë rënë dukshëm në Gjermani kohët e fundit.