1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kampionati Botëror: Plani gjerman filloi mirë

Kombëtarja gjermane shënoi një fitore bindëse në fillim të garave në Brazil. Gjermanë mundën Portugalinë 4:0.

Minuta e 82, të gjithë në stadium ngrihen në këmbë, gjermanët, portugezët, brazilianët, të gjithë duartrokisin. Përderisa Thomas Müller ngadalë largohet nga fusha, nga tribunat dëgjohet brohoritje: "Müllaaa!", "Muller!", apo dhe "Mullah!" Një emër që nga 16. 06 2014 e rifiton shkëlqimin, që kishte dikur në vitet 70-të.

Krahasimet e Thomas Müller me Gerd Müller janë në fakt të pavenda në Gjermani, sepse Gerd Müller, "bombarduesi i kombit" mban të gjitha rekordet në statistika. Por edhe Mülleri i tanishëm është ndër të mëdhenjtë.

Müller "armiku" i Portugalisë

Thomas Müller shënoi tre gola në fitoren e Gjermanisë 4:0 ndaj kombëtares portugeze dhe në këtë mënyrë u shndërrua në një prej lojtarëve më të padashur për këtë ekip. Por edhe më mbresëlënëse se golat ishte loja e tij. Müller dukej në Salvador i pandalshëm. Energjik, duke kaluar me kilometra e kilometra dhe gjithmonë i pozicionuar atje, ku e ka vendin një qendërsulmues. Kjo ishte dita e tij e madhe. Një gol tjetër e shënoi edhe mbrojtësi Mats Hummels.

Mbrojtja gjermane është e fortë edhe falë Mat Hummels

Mbrojtja gjermane është e fortë edhe falë Mats Hummels

Para këtij turniri në Gjermani është debatuar shumë, se kush duhet të jetë qendërsulmues. Trajneri Joachim Lëw ka të drejtë, sepse në Brazil nuk është vetëm qendërsulmuesi Klose, por ka dhe shumë lojtarë të tjerë, që luajnë mirë në këtë pozitë. Tek e fundit Müller ishte golashënuesi më i mirë edhe në kampionatin e kaluar botëror.

Një rol shumë të rëndësishëm në fitoren e Gjermanisë ndaj Porgualisë ka luajtur mbrojtja, me katër qendërmbrojtës: Jerome Boateng, Mats Hummels, Per Mertesacker dheBenedikt Hëwedes. Boateng dhe Hëwedes kanë kontribuar pak në ofensivë, por ata i kanë stopuar në mënyrë perfekte sulmuesit portugezë Ronaldo dhe Nani.

Lojërat taktike

Një kontribut të madh në këtë fitore ka dhënë edhe Philipp Lahm, me lojën e tij në mesfushë, së bashku me Sami Khedira. Ndërsa Toni Kross, Mesut ëzil dhe Mario Gëtze duke ndryshuar pozicionet e tyre ishin të paparashikueshëm për mbrojtjen portugeze, të cilët ishin që në pjesën e parë para një k.o.

Nga ekipi i katërt në listën e FIFA pritej rezistencë më e madhe

Nga ekipi i katërt në listën e FIFA pritej rezistencë më e madhe

Nga ekipi i katërt në listën e FIFA është pritur një rezistencë më e madhe. Lëw pohonte se portugezët janë "kampion bote në kundërsulme", por portugezët vetëm në fillim dukeshin të rrezikshëm. Më pas, në veçanti pas kartonit të kuq për Pepe (37.), ata gati u dorëzuan. Portugalisë përveç Pepes në lojërat kundër Ganës dhe SHBA do t'i mungojë edhe Coentrao, që do të thotë se rruga deri në kalimin e garave në grupe do të jetë shumë e vështirë.

"Një fitore e mirë, por jo vendimtare"

Gjermanët janë një hap më afër teteshes së finales. Por asgjë më shumë, paralajmëron kapiteni Philipp Lahm. Prezantimi gala i ka mbuluar edhe disa dobësi në lojën e gjermanëve, sepse ata kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola. Krosimet nuk janë shfrytëzuar sa duhet, ndërkohë që super ylli Mesut ëzil edhe kësaj radhe ishte nën mundësitë e tija.

Gjermanët me siguri që nuk do ta kenë lehtë në ndeshjet e ardhshme, si me Portugalinë. Megjithatë Joachim Lëë mund të jetë shumë i kënaqur me këtë fillim. Testi i parë i rëndë është kaluar me shumë sukses. Kombëtarja gjermane duket shumë e përgatitur dhe ndoshta vërtetë është e gatshme për titullin e kampionit.