1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kampi i shpirtrave në Lampeduza - Sukses i politikës italiane ndaj të huajve

Në kampin e refugjatëve në ujdhesën Lampeduza të Italisë, nuk ka më asnjë refugjat. Ministri i Brendshëm i Italisë Roberto Maroni kërkon kështu të demonstrojë sukseset e tij në dëbimin e refugjatëve.

Zona e ndaluar në Lampeduza

Zona e ndaluar në Lampeduza

Motoja e Roberto Maronit është: kur nuk ka refugjatë nuk ka fotografi televizive, nuk ka as probleme. Drejt Italisë vijnë ende anije të vogla me emigrantë, por ato largohen menjëherë dhe dërgohen drejt Sicilisë larg syve të mediave.

Ka ardhur koha të mendohet se përse përmendet emri „Lampeduza“. Vendi qendror për pranimin e anijeve me refugjatë në brendësi të ujdhesës është i madh gati sa një fshat i vogël. Deri para ca kohësh, çdo refugjat që vinte në Itali kalonte atje disa ditë apo javë. Vitin e kaluar kanë kaluar nëpër Lampeduza më shumë se 31.000 refugjatë, ndërsa tani kampi është tërësisht i zbrazur. Në fillim të qershorit janë larguar edhe refugjatët e fundit.

Deri para ca kohe në Lampeduza ndodheshin deri 1.500 njerëz.

Deri para ca kohe në Lampeduza ndodheshin deri 1.500 njerëz.

Tani në kamp jemi vetëm ne

Zëvendësshefja e kampit Paola Silvino shpjegon: „Është një pamje jo reale. Ndryshe nuk mund të thuhet, sepse deri para ca kohe këtu ndodheshin deri 1.500 njerëz, tani jemi vetëm ne dhe kjo të lë një përshtypje krej tjetër." Silvino kujton tetorin e vitit 2008, kur numri i refugjatëve sa shkon e rritej. „Tetori i vitit të kaluar ishte një prej muajve rekord. Anije të panumërta vinin këtu. Ca kohë kemi pasur mbi 2.000 njerëz. Ishte një prej muajve kur kamp nuk kishte vend të mjaftueshëm për njerëzit."

Për shkaqet e zbrazjes së kampit, Silvino nuk do të flasë, edhe pse shkaku kryesor dihet. Ministri i Brendshëm Maroni, nga e djathta ekstreme Lega Nord, kërkon të dëshmojë politikën e tij armiqësore ndaj refugjatëve të huaj. Prej majit ai ka kërkuar që anijet të kapen në brendësi të ujërave dhe menjëherë të kthehen drejt Libisë, për të parandaluar futjen e tyre në tokë në Itali.

Anije me refugjatë

Drejt Italisë vijnë ende anije me emigrantë, por ato largohen menjëherë drejt Sicilisë dhe larg syve të mediave.

Italia shkel Konventën e Gjenevës për refugjatët

Maroni dëshiron që në Lampeduza të mos ketë asnjë filmim televiziv, për të shpjeguar se nuk ka asnjë refugjatë. Por emigrantët ilegalë vazhdojnë të vijnë, edhe pse jo në masë si vitin e kaluar. Ata nuk sillen më në Lampuduza, por dërgohen në Porto Empedocle të Sicilisë. Ndërsa bashkëpunëtorëve të kampit në Lampeduza nuk u mbetet asgjë vetëm të presin. „Ne jemi në gjendje gatishmërie, personeli këtu prezent 24 orë në ditë. Administrata, personeli profesionist dhe bashkëpunëtorët socialë - nuk ka ndryshuar asgjë. Ne garantojmë shërbimet e duhura, ose më mirë thënë shërbimet e mundshme, sepse aktualisht këtu nuk ka asnjë refugjatë. Ne jemi të gatshëm nëse vjen ndonjë prej tyre."

Një shkak tjetër pse Lampeduza është boshatisur, janë protestat e banorëve të ujdhesës. Qeveria në fillim të vitit kishte krijuar atje një gjendje artificiale emergjente. Banorët e Lampeduzës demonstruan dhe në shkurt i vunë flakën godinës kryesore të kampit. Ndërkohë dëmet janë menjanuar, shpjegon Paola Silvino. „Kampi është rindërtuar dhe është bërë si më parë. Punimet gati kanë përfunduar. Godina ishte djegur në tërësi dhe është dashur të rindërtohet."

Kampi i zbrazur i Lampeduzës

Kur nuk ka refugjatë nuk ka fotografi televizive, nuk ka as probleme.

Planet janë ndërprerë

Në plan ka qenë adaptimi i një kazerme për pranimin e refugjatëve, por jozyrtarisht këto plane janë ndërprerë. Në Lampeduza mund të sistemohen rreth 850 njerëz. Paola Sivino nuk e di nëse në këtë kamp sërish do të ketë njerëz, apo do të mbetet si kamp fantazmash. Por ajo siguron vetëm një: në kualitetin e trajtimit të njerëzve nuk ka ndryshuar asgjë.

Autor : Stefan Troendle / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KANK
  • Data 19.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KANK