1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kamera për kontrollin e mallrave në dy pikat doganore në veriun e Kosovës

Autoritetet po tentojnë të vënë nën kontroll dy pikat doganore veriore të Kosovës me Serbinë. Nuk pritet vendosja e doganierëve. Policia do të instalojë kamera në mënyrë që të kontrollojë lëvizjen e njerëzve e mallrave.

default

KFFOR-i në Kosovë

Dy pikat doganore veriore të Kosovës me Serbinë që nga shpallja e pavërësisë vazhdojnë të jenë jashtë funksionit. Ato u dogjën nga serbët lokal në shenjë revolte kunder shpalljes së pavarësisë. Zyrtarë nga Shërbimi Doganor i Kosovës, konfirmojnë se në pjesën veriore po zhvillohet kontrabandë e madhe me mallra. Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave, thotë se në pjesën veriore ka kontrabandë kryesisht me naftë por edhe gjëra tjera. Sipas tij njësitet doganore çdo ditë raportojnë për këto parregullsi.

Në pamundësi që në dy pikat doganore me Serbinë të vendosen doganierët, kjo për shkak të kundërshtimit nga serbët, policia dhe doganat do të fillojnë me instalimin e kamerave ku edhe nga Prishtina mund të kontrollohen levizjet e njerëzve dhe mallrave. Policia thotë se çfarëdo lloj kontrabande që zhvillohet në rajonin e Kosovës veriore do të shikohet dhe më pas me anë të një grupi special punues të policisë do të luftohet .

Qeveria e Kosovës nga ana e saj thotë se ajo nuk do të përdorë forcën për të vendosur kontrollin në dy pikat doganore me Serbinë, mirëpo gradualisht do të ndërmeren hapa që gjendja aty sadopak të shënojë përmirësim. Për këtë sipas zëvëndëskryeministrit Hajredin Kuqi, nevojitet edhe ndihma e forcave paqeruajtëse. "Unë jam i bindur se në këto dy pika kufitare të Kosovës me Serbinë shumë shpejt do të vendosim kontrollin, por që kjo të ndodhë nevojitet edhe ndihma e forcave paqeruajtëse KFOR. Kjo për shkaqe sigurie, sepse ka tendenca për organizime protestuese si nga Serbia ashtu edhe nga serbet e Kosovës dhe në një situatë të tillë kemi të bëjmë me sigurinë e doganiereve tanë."

Megjithatë, çështja e doganave veriore të Kosovës me Serbinë vazhdon të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet UNMIK-ut dhe qeverisë së Beogradit. Deri tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje edhe pse zyrtarët ndërkombëtarë thonë se nga mosfunksionimi i doganave është duke pësuar dëme edhe qeveria e Beogradit. Buxheti i Kosovës, ndërkaq, vetëm brenda një muaji humb mbi një milion euro nga moszhdoganimi i mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

  • Data 16.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FbKr
  • Data 16.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FbKr