1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Kakao, kafe dhe erëza

Në ajër ndihet erëra që vjen nga vende të largëta. Aroma e këndshme e kakaos vjen direkt nga nëj magazinë e firmës Cotterell në Portin e Hamburgut. Këtu bëhet kontrolli i saktë i kakaos.

Thasët shkojnë deri në tavan, ato janë mbushur me kokrra kakaoje nga Nigeria, Bregu i Gjirit të Fildishtë dhe Ekuadori. Një djalë i ri me flokë kafe, i veshur me një kostum në ngjyrë të errët qëndron para një pirgu me thasë.

Kakao, kafe dhe erëza

Kakao, kafe dhe erëza

Ai është shefi i firmës, Thomas Cotterell. Me një shkop me majë ngjyrë argjendi ai shpon thasët për të marrë provat. Kokrra kakaoje nga Venezuela rrotullisen në duart e 34 vjeçarit. Ai rrotullon me kujdes frutat sferike dhe i merr disa herë erë. Thomas Cotterell është dispeçer, ekspert për magazinimin dhe kontrollimin e produkteve. Kjo traditë në Hamburg ekziston prej 122 vitesh. Ekspertët kontrollojnë dhe magazinojnë mallrat që vijnë nga matanë oqeanit, si erëza, kau#uk, kafe dhe kakao.

Kakao, kafe dhe erëza - Një dispeçer hamburgas magazinon prodhimet nga përtej atlantikut

Kakao, kafe dhe erëza - Një dispeçer hamburgas magazinon prodhimet nga përtej atlantikut

Kauçuk, kafe, kakao dhe erëza

Thomas Cotterell kontrollon para së gjithash kakaon. Kokrrat e kakaos vijnë në Hamburg me anije të mëdha me kontanierë pasi kanë lënë pas vetes një udhëtim njëjavor. Nga ky udhëtim mund të dëmtohet kualiteti. Që në aromë dallon Thomas Cotterell, nëse kokrrat e kakaos janë të mira apo jo.

Kur vjen erë pak e rëndë, me siguri kontanierët kanë djersitur. Frutat e kakaos fillojnë kështu të zenë myk. Kontrollori duhet në këtë rast të ndajë kokrrat emira nga ato të këqijat

Qyteti i magazinave, Hamburg

Qyteti i magazinave, Hamburg

Kontrollorët në lagjen me magazina të Hamburgut

Familja Cotterell numërohet si një nga dispeçerët më të vjetër të Hamburgut, që vazhdojnë ende të jenë aktiv në këtë biznes. Thomas Cotterell tregon një fotografi bardhë e zi, ku ndodhet stërgjyshi i tij Harry Dougan, i cili ka qenë njeriu i parë që filloi të merret me këtë punë. Ai erdhi në vitin 1890 nga Liverpuli në Hamburg. Porti i Hamburgut ishte atëkohë krah Londrës, një port i rëndësishëm për futjen e mallrave koloniale. Kuartierët e parë u vendosën në lagjen me magazina të Hamburgut. Edhe sot, 100 vjet pas vendosjes së tyre, shkrimet në muret me tulla të kuqe të kujtojnë kohët e vjetra. Emra kuartierësh si Adolf Tiede dhe "Eichholtz und Consorten" janë shkruar me shkronja të arta në fasadat e magazinave. Ndërkohë kontrollorët e Hamburgut janë vendosur në port. Magazinat nuk kishin më vend

Dispeçer të kohrave të largëta - Thomas Cotterelli

Dispeçer të kohrave të largëta - Thomas Cotterelli

Traditë e vjetër familjare

Thomas Cotterell ka marrë para tre vitesh përgjegjësinë mbi firmën e familjes. Sot ai është shef i 40 punonjësve. Që kur ishte fëmijë në shkollë ai ëndërronte të bëhej kuartier. "Kuartier nuk është punë shtrigash, por një profesion krejt normal që mësohet. Megjithatë vetëm ai që është i apasionuar pas mallrave mund të bëhet kuartier," thotë ai, që ka studiuar ekonomi. Thomas Cotterell është specialist i mirë. Ai është i apasionuar pas kakaos dhe i pëlqen të ndjejë aromën e saj në hundë. Ai është i apasionuar edhe pas çokollatës. Edhe kokrrat që janë magazinuar sot në magazinat e tij do të kthehen një ditë në feta çokollatash ose bombone

Kontanierë në Portin e Hamburgut

Kontanierë në Portin e Hamburgut

Hamburgasi i ri

Ai është krenar, thotë Cotterell duke qeshur, që të drejtojë drejt së ardhmes firmën e stërgjyshit të tij. Edhe nëse parardhësit e tij kanë ardhur nga Hamburgu, ai vetë është një Quiddje, pra një Hamburger Jung i vërtetë, ri sapoardhur. Ai e do qytetin e tij të lindjes, që është kaq i gjelbërt. Shpesh ai del shëtitje me gruan e tij përgjatë Elbës ose i jep biçikletës dhe vëzhgon anijet me kontanierë, që futen në port. Ai mund të rrijë orë të tëra të vërejë vinçat e mëdhenj që ngrenë kontanierët. Uji është elementi i tij dhe Porti i Hamburgut vendi i tij më i dashur.

  • Data 03.07.2008
  • Autor Franziska Drewes
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EN99
  • Data 03.07.2008
  • Autor Franziska Drewes
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EN99