1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kabineti qeveritar gjerman forcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve

Qeveria gjermane miratoi ditën e mërkurë një projekt për amendimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Me këtë koalicioni qeveritar eagoi ndaj skandaleve të shumta që kanë ndodhur në vitet e fundit.

default

Kamerat mbikqyrëse në vendet e punës do të jenë të mundura në të ardhmen vetëm në sektorët e ndieshëm publikë, si pershembull në vendet kur arkëtohen paratë e bankave apo në hyrjet e ndërmarrjeve. Kurse regjistrimi i fshehtë i pamjeve të lëvizshme pritet që në bazë të projektligjit të qeverisë federale të shpallet i palejueshëm, tha ministri i Brendshëm, de Maiziere:

„Si përfundim është arritur që nëpër ambientet, që përdoren më shumë privatisht, si dushet apo dhomat e zhveshjes nuk do të ketë fare kamera vëzhguese“.

Pikërisht kjo kishte ndodhur në një sërë supermarketesh dhe kishte shkaktuar një indinjatë të përgjithshme. Me insistimin e liberalëve, tani partitë e unionit konservator kanë rënë dakord për një mbrojtje më të mirë të punonjësve.

Për të Gjelbrit dhe Të Majtët opozitarë, ky projektligj nuk shkon aq larg sa duhet. Ndër të tjera, ata druhen tani për një zgjerim të mbikqyrjes së hapur përmes kamerave. I ngarkuari për mbrojtjen e të dhënave federale i zgjedhur nga parlamenti, Peter Schaar megjithatë nuk bëhet pjesë e këtij skepticizëm:

„Projektligji ofron rregulla të qarta edhe në lidhje me mbikqyrjen e hapur. Ato janë pa dyshim relativisht të gjëra, por në parim kjo ishte lejuar edhe më parë“.

Përpjekje për luftë më efektive kundër korrupsionit

Ministri i Brëndshëm de Maizere premton edhe një luftë më efektive kundër korrupsionit në ndërmarrjet private dhe publike. Shfrytëzimi sistematik dhe pa shkak i të dhënave personale si një mënyrë përndjekjeje do të jetë e ndaluar, theksoi ai:

„Kur është fjala për persona, atëherë duhet të ketë dyshime konkrete: që i punësuari ka qenë fajtor për ndonjë vepër penale ose ka kryer një shkelje të rëndë të detyrës. Pastaj një vëzhgim i tillë nuk mund të zhvillohet pa dijeninë e personit në fjalë“.

Ministri gjerman pranon se rregullat në praktikë mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Pyetjes se sa larg mund të shkojë një punëdhënës për të zhvilluar hetime në një rasti dyshimi dhe kur prokurori do të ndërhynte, është e vështirë për t'iu përgjigjur.

Ai bëri të qartë gjithashtu se:

„Punëdhënësi duhet të informohet nga burime qe mund të shfrytëzohen nga të gjithë. Për këtë ai mund të përdorë edhe makinat kërkuese në internet“.

Të dhëna nga burime të kufizuara nuk duhet të përdoren

Të dhënat, të cilat rrjedhin prej burimesh të kufizuara per t'u shfrytëzuar, të tilla si regjistrimi në rrjetet e internetit, nuk do të duhej të përdoreshin, thekson ministri i Brendshëm.

Në përgjithësi, amendimi i planifikuar nga qeveria për mbrojtjen e të dhënave është një balancim i interesave më të përshtatshme mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, mendon ministri i Brendshëm de Maiziere. Edhe i Ngarkuari për Mbrojtjen e të Dhënave të Federatës foli me disa kufizime të vogla për një „ditë të mirë për mbrojtjen e të dhënave personale“ .

Autor: Marcel Fürstenau/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 26.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OxBG
  • Data 26.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OxBG