1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kabineti qeveritar ashpërson ligjin për mbajtjen e armëve

Dy muaj pas vrasjes së tmerrshme në gjendje amoku në Vinenden të Gjermanisë, ku humbën jetën 16 vetë, kabineti qeveritar në Berlin vendosi të ashpërsojë rregullat për mbajtjen e armëve me leje.

default

Partitë politike janë të mendimit se duhen ndërmarrë masa për të evituar tragjeditë e ngjashme, por jo të gjitha partitë janë të një mendimi me masat e miratuara.

Mbajtja e armëve në Gjermani do të ashpërsohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në esencë fjala është për ashpërsimin e rregullave për mbajtjen e armëve me leje në shtëpi dhe mundësinë e kontrollimit të këtyre armëve prej autoriteteve të shtetit. Autoritetet kanë të drejtën që të kontrollojnë, nëse armët dhe municioni mbahen në dollap dhe të mbyllura me çelës sipas rregullave, që parashikon ligji. Eksperti për çështje të brendshme dhe siguri nga partia CDU, Wolfgang Bosbach, beson se nuk do të ketë probleme në rastin e kontrolleve të paparalajmëruara me shpjegimin se:

"Sepse pronarët e armëve me leje, sportistët dhe gjahtarët do të jenë të interesuar të dëshmojnë se në shtëpitë e tyre mbretëron rregulli."

Deutschland Diskussion um Waffenrecht

Ai, që autoriteteve të shtetit u pamundëson hyrjen në banesë apo shtëpi, duhet të llogarisë me mundësinë e marrjes së lejes për mbajtjen e armëve. Eksperti socialdemokrat Fritz Rudolf Kërper pohon se këto rregulla janë:

"Pjesërisht edhe element pedagogjik, sepse me këto rregulla thuhet shumë qartë se armët nuk mund të mbahen në tavolinë."

Në të ardhmen armë të gjata mund të përdorin përsonat, që kanë mbushur 18 vjet e jo si deri tani 14 vjeç. Në të gjithë Gjermaninë do të futet një regjistër i përbashkët i pronarëve të armëve, me qëllim identifikimin e tyre më të shpejtë. Ashpërsimi i masave parashikon edhe një periudhë të caktuar amnistie për paraqitjen e armëve ilegale. Ata, që i paraqesin armët pa leje deri në fund të vitit, nuk do të dënohen. Rregullat e reja janë miratuar me qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë, por Kërper parlajmëron:

"Nëqoftëse dikush tani pyet: në se të gjitha armët mbahen të mbyllura me çelës, a do të evitohet përsëritja e Vinendenit? Fatkeqësisht përgjigja është jo."

Vendimi i fundit parashikon sigurinë biometrike të armëve, por ekspertët shpjegojnë se ende nuk ekziston sistemi federal, i cili mundëson përdorimin e këtyre të dhënave. Parashikimet e para për ndalimin e lojërave të luftës, si Paintball, Gotcha, apo Laserdom nuk do të realizohen, sepse nuk është dëshmuar deri në fund rreziku prej tyre. Megjithatë eksperti socialdemokrat, Dieter Wiefelspütz, mbetet në qëndrimin e tij të mëparshëm se lojërat e këtilla stimulojnë dhunën.


"Unë nuk e kam ndryshuar mendjen. Simulimi i vrasjeve të njerëzve me armë zjarri, apo në mënyra të tjera, paraqet shkelje të vlerave njerëzore."

Përfaqësuesja e ekologjistëve, Claudia Roth, mendon se rregullat e reja nuk do të sjellin asgjë të re.

"Armët nuk duhet të mbahen fare në shtëpi private. Ato duhet të mbahen në vende të caktuara. Unë nuk mendoj se në kohë të lirë me armë zjarri mund të bëhet sport, apo hobi."

Autor: Dietmar Riemer/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 28.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HzRt
  • Data 28.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HzRt