1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

„Ka vepruar drejt“ - Strasburgu mbështet Brukselin në grindjen me Francën për politikën ndaj romëve

Europarlamentarët evropianë kanë mbështetur Komisionin Evropian në grindjen me Francën për çështjen e romëve. Në Strasburg të mërkurën (22.09) se vlerat evropiane janë shumë të rëndësishme.

default

Salla plenare e PE-së

Rrallë janë dëgjuar fjali të tilla në Parlamentin Evropian. Kryetari i fraksionit të liberalëve, Guy Verhofstadt e bëri të qartë: "Komisioni Evropian ka vepruar ashtu si duhet. Ne duhet ta mbështesim atë në këtë përpjekje, jo ta kritikojmë. Vlerat tona evropiane janë po aq të rëndësishme sa edhe rregullat per tregjet financiare."

Komisioni ka të drejtën të kërkojë informacione dhe të hetojë Francën

Më parë presidenti i BE-së, Hermann Van Rompuy ishte përpjekur ta relativizonte grindjen e hapur mes Francës dhe Komisionit për dëbimin e romëve nga Franca.

Herman Van Rompuy

Herman Van Rompuy

"Në takimet e ardhshme të Këshillit të BE-së do të vazhdojë të diskutohet për integrimin e romëve." Kështu tha Van Rompuy në Strasburg sikur marrëdhënia e dëmtuar mes Francës dhe Komisionit të lihej thjesht mënjanë. Akoma dëgjohet jehona e fjalisë provokative të ministrit francez për Evropën, Pierre Lellouche, se Franca qeveriset prej Parisit dhe jo prej Brukselit. Si edhe më parë Komisioni këmbëngul në të drejtën e tij të kërkojë informacion nga Franca si po i trajton romët dhe të hetojë nëse në këtë çështje është shkelur e drejta evropiane.

Komisari për Evropën, Maros Sefcovic theksoi në parlament:

Maros Sefcovic, komisar i BE-së për arsim dhe kulturë

Maros Sefcovic, komisar i BE-së për arsim dhe kulturë

"Ne e dimë përgjegjësinë që kemi. Ne nuk bëjmë kompromise, po qe se bëhet fjalë për ligjin në BE, apo nëse duhet të mbrojmë vlerat evropiane. Për këtë arsye ne hetojmë nëse janë respektuar ligjet evropiane për lëvizjen e lirë dhe antidiskriminimin."

Daul: "Franca do të përgjigjet hollësisht"

Madje vetë Joseph Daul, kryetari i fraksionit konservator në shumicë në PE, mbështet Brukselin në konfliktin me Sarkozinë, megjithëse Daul është francez dhe anëtar i partisë qeverisëse. "Çdo anëtar i BE-së duhet ta respektojë të drejtën ervopiane dhe Komisioni vigjilon respektimin e marrëveshjeve. Ne e respektojmë të drejtën e Komisionit, të kërkojë informacion nga Franca se cilat masa janë marrë ndaj romëve. Dhe unë jam i sigurtë, Franca do të përgjigjet hollësisht."

Joseph Daul, kryetari i fraksionit konservator në Parlamentin Evropian

Joseph Daul, kryetari i fraksionit konservator në Parlamentin Evropian

Ka pasur periudha kur thuhej se Komisioni nuk do t'ia lejonte vetes një konflikt të hapur me Francën. Këto kohë kanë kaluar thotë Martin Schulz, kryetari i fraksionit socialdemokrat në Parlamentin Evropian. "Unë besoj në të kundërtën, që Franca nuk do t'ia lejojë vetes në plan afatgjatë të krijohet hendeku me BE-në. Do të shihni sa shpejt do të zbulojë Franca zemrën e saj evropiane."

Nuk zgjat shumë dhe në BE do të diskutohet planifikimi financiar afatmesëm i BE-së. Aty nuk diskutohet për romët, por pikërisht për subvencionet agrare për Francën.

Autor: Martin Durm/Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

DW.COM

  • Data 23.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PJz1
  • Data 23.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PJz1