1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ka shumë mundësi që kjo luftë ta sjellë më pranë paqen

Shtypi gjerman i ditës mbi gjendjen në Rripin e Gazës dhe zgjedhjet në landin e Hesenit

Ushtar izraelit duke u larguar nga Rripi i Gazës, 19 janar 2009

Ushtar izraelit duke u larguar nga Rripi i Gazës, 19 janar 2009

Gjendjen në Lindjen e Mesme, gazeta OSTSEE-ZEITUNG që del në Rostock e komenton kështu:


"Paqe do të ketë vetëm atëherë, kur palestinezët të pranojnë të drejtën Izraelitpër të ekzistuar. Ka shumë mundësi që kjo luftë ta sjellë më pranë paqen. Një alternativë veç zgjidhjes politike të dy shteteve për dy popuj nuk ka. Diplomacia duhet të veprojë tani me shumë më tepër vendosmëri se kohët e fundit në Lindjen e Mesme dhe t'i forcojë palestinezët e moderuar. Obama, tani e keni radhën ju.!"

Roland Koch pas prezantimit të rezultatit të zgjedhjeve, 18 janar 2009

Roland Koch pas prezantimit të rezultatit të zgjedhjeve, 18 janar 2009

FRANKFURTER RUNDSCHAU e komenton kështu rezultatin e zgjedhjeve në Hesen:


"Dështimi i SPD-së nuk u kthye në fitore të shkëlqyeshme për CDU-në. Atë që ka çuar dëm i ashpri Roland Koch, në fushatën elektorale të vitit 2008, nuk mundi ta riparojë i buti Roland Koch, një vit më vonë. Kjo ka të bëjë me Koch-un, por jo vetëm me të. Kjo është në përputhje me tablonë që ofrojnë unionistët në të gjithë Gjermaninë: SPD lëkundet e dobësuar, por CDU dhe CSU thuajse nuk përfitojnë nga kjo. Burrat që qëndrojnë pas Merkelit janë bërë nervozë. Ata kanë shkak për këtë. Që në Hessen janë pikërisht liberalët e FDP-së ata që kompensojnë dobësinë e CDU-së, ky është një fenomen, shpjegimi i të cilit do të preokupojë plotësisht ditët e ardhshme demoskopët dhe studiuesit e peizazhit partiak."

  • Data 19.01.2009
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GbIh
  • Data 19.01.2009
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GbIh