1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ka mbërritur në Evropë? - Zvicra bëhet pjesë e hapësirës Shengen

Zvicra bëhet nesër (12.12.) anëtare e së ashtuquajturës hapësirë Shengen në Bashkimin Evropian duke hequr kontrollet sistematike të personave në kufij.

default

Një roje zvicerane kufiri në kufirin Francë/Zvicër në Bardone pranë Gjenevës duke parë automjetet që hyjnë në Zvicër.

Por në raste dyshimi kontrollet vazhdojnë të jenë të mundshme, edhe në të ardhmen do të ketë kontrolle mallrash në kufirin me Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Austrinë. Zvicra nuk është anëtare e BE-së dhe nuk ka me të as një bashkim doganor për qarkullim të lirë mallrash. Kufijtë zviceranë kalohen çdo ditë nga rreth 700.000 vetë.


Me anëtarësimin në Shengen Zvicra i afrohet më shumë Evropës, pa u bërë anëtare e BE-së. Por kush priste që tani të dilnin buldozerët dhe të shtypnin me radhë stacionet doganore në kufirin gjermano-zviceran, do të zhgënjehet. Shengeni vjen, por për udhëtarin pothuajse nuk ndryshon gjë, thotë Lucius Mader, zëvendësdrejtori i entit zviceran të drejtësisë. "Hyrja e Zvicrës në Shengen është pak e dukshme. Për udhëtarët që kalojnë kufirin zviceran ajo nuk është e ndjeshme drejtpërdrejt. Zvicra nuk është pjesë e bashkimit doganor dhe në kufi do të mbeten kontrollet e mallrave prej personelit të rojes kufitare zvicerane."

Megjithatë hiqen kontrollet sistematike të personave: "Natyrisht edhe në këtë drejtim dallimi krahasuar me praktikën e deritanishme është reativisht i vogël. Përqindja e udhëtarëve që kontrollohen aktualisht gjatë kalimit të kufirit në Zvicër është e papërfillshme; dhe heqja dorë prej kontrolleve sistematike nuk është pytjetër diçka që ndiehet nga njerëzit që hyjnë në Zvicër."

Zviceranët e kanë refuzuar disa herë anëtarësimin në BE. Në vend të kësaj konfederata zvicerane i është afruar të ashtuquajturit Bruksel dypalësh me anë të marrëveshjeve të veçanta. Shengeni është një pjesë e bilateraleve 2 dhe u përfshi në këtë paketë marrëveshjesh me dëshirën e Zvicrës.


Interesi i madh i Zvicrës për tu anëtarësuar në Shengen vihet re në çështjen e sigurisë. Në të ardhmen policia zvicerane do të ketë qasje në të dhënat e hetimeve në sistemin e informacionit të Shengenit, shkurt SIS. Faza e parë e provës rezultoi e suksesshme.


Me Shengenin do të ketë një vizë të njësuar për hapësirën Shengen. Gjithashtu hyn në fuqi Marrëveshja e Dublinit. Ajo rregullon çështje të azilit. Në të ardhmen Zvicra që ka një nga përqindjet më të larta të refugjatëve në Evropë mund t'i kthejë azilkërkuesit në kufi. Parakusht për këtë është që këta persona të kenë hyrë nga një vend i Shengenit dhe të kenë kërkuar atje azil.


Por anëtarësimi i plotë i Zvicrës në BE mendohet të jetë i largët. Deri tani zviceranët kanë thënë në të gjitha referendumet se duan afrimin me BE-në, por nuk duan që t'u diktojë gjë Brukseli.

  • Data 11.12.2008
  • Autor Paskal Lehler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GE0j
  • Data 11.12.2008
  • Autor Paskal Lehler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GE0j