1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Ka ardhur koha të kthehet borxhi"

Kërkesa e qeverisë amerikane ndaj Gjermanisë dhe antarëve të tjerë të Natos për të dërguar ushtarë në Afganistan që ata të luftojnë në jug të vendit është rrefuzuar nga qeveria gjermane. Shtypi gjerman komenton:

default

Ministri gjerman i mbrojtjes Jozef Jung

FRANKFURTER RUNDSCHAU për shembull shkruan: “Ushtria gjermane do të kishte dëshiruar një strategji më civile. Por ja që erdhi ndryshe dhe ushtarët gjermanë nuk dinë nga t'ia mbajnë. Në vend që ta përgatiste më mirë veten dhe opinionin publik për veprime luftarake të Bundeswehrit, koaliconi i madh e zbukuroi për një kohë kaq të gjatë realitetin. Kjo përrallë e luftës së butë tani po merr fund."
DER TAGESSPIEGEL nga Berlini kujton historinë e Gjermanisë: “Ka kohë që po dëgjohen kritika për mungesë trimërie. Gjermanët nuk mund të dalin si mashtrues të Natos. Kështu e shohin aleatët, sepse Gjeramnia është vendi që duhet të jetë mirënjohës si askush tjetër ndaj tyre. … Tani ka ardhur koha që të paguhen borxhet... Ka ardhur koha që kancelarja t'i thotë popullit gjerman se ku do ta çojë vendin. Këtë e kërkon betimi zyrtar. Dhe gjendja. Tani ka ardhur koha të thuhet se çdo të thotë një fjali e tillë: Gjermania e mbron sigurinë e saj në Hindukush", shkruan Tagesspiegel nga Berlinni. Dhe së fundi nga Boni GENERAL-ANZEIGER: “Në se nuk gabohemi, në Gjermani duket se do të shpaloset shumë shpejt një debat parimor rreth pyetjes se cilat janë qëllimet e ushtarëve gjermanë në Afganistan. Në Bundestag do të diskutohet gjërë e gjatë dhe kjo mund t'i kushtojë jetën koalicionit të përbërë nga Unioni dhe SPD. Në se vjen urdhri për të marrshuar në jug të Afganistanit, atëherë do të preken parimet e SPD/së, që është partia më e madhe pacifiste. Në një rast të tillë do të jetë politika e jashtme ajo që do të vendosë për fatin e një koalicioni tjetër: atij të madh."
  • Data 01.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1Dw
  • Data 01.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1Dw