1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ka ardhur koha që politika gjermane të pozicionohet qartë

Shtypi gjerman i ditës mbi rolin që duhet të luajë Gjermania në Lindjen e Afërme si dhe ardhmërinë e Afganistanit.

Presidenti gjeman Horst Koehler përshëndet kryeminstrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Presidenti gjeman Horst Koehler përshëndet kryeminstrin izraelit Benjamin Netanjahu.

"Handelsblatt", që del në Düsseldorf

Forca e Gjermanisë qëndron në rolin që duhet të luajë në mes dy palëve në Lindjen e Afërt. Vendet arabe e dinë se për shkak të përgjegjësisë historike, Berlini duhet të ruajë marrëdhënien e veçantë me Izraelin. Izraeli e di që zëri i Gjermanisë ka peshë në botën arabe. Se sa mund të shërbejë besimi tek të dy palët e tregon veprimtaria ndërmjetësuese në shkëmbimin e të burgosurve. Por, pas viteve të të qëndruarit e tërhequr ka ardhur koha që politika gjermane të pozicionohet qartë, pikërisht për arsyen se me neutralitetin e saj mund të fitojë pikë. E nevojshme është që megjithë miqësinë, Netanjahut i duhet dhënë paralajmërimi i qartë se qeveria e Izraelit pas zgjedhjeve të reja nuk mund të bëjë, sikur duhet të fillohet nga fillimi me bisedimet për Lindjen e Afërt.

"Die Zeit" që del në Hamburg fokusohet te Afganistani:

Një tërheqje e Natos nga Afganistani nuk do të thotë automatikisht kthimi i talibanëve dhe i al-Qaidës. Tërheqja nuk do të thotë që Afganistani të hidhet në qilarin më të errët të historisë. Ndihmësit civilë do të qëndrojnë dhe do të vazhdojnë të ndërtojnë, të stabilizojnë dhe të paqëtojnë. Ushtarët e Natos do të qëndrojnë në bazat e tyre për të goditur al-Qaidën, nqs ajo do të ngrinte kokën. Natyrisht do të mbeten afganët me lordët e tyre të luftës dhe me lodhjen nga lufta. Ndoshta do të ketë luftë civile si në vitet 90-të. Por edhe ajo, që ne përjetojmë sot, është luftë civile, sidoqoftë me Naton si palë luftuese. (dpa/av(aca)

  • Data 27.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JJD4
  • Data 27.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JJD4