1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ka ardhur koha për një grua

Në garën për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së, Bullgaria ka dërguar Komisioneren Evropiane Kristalina Georgieva. Max Hofmann dhe Barbara Wesel përmendin pesë pika pro Komisares së BE si pasardhëse e Ban Ki Moon.

1. Për shkak të personalitetit të saj 

Ai që e ka përjetuar në takime zyrtare dhe jozyrtare, në takime dhe në konferenca midis Pragës dhe Brukselit e di: atë që sheh, atë edhe merr. Georgieva është autentike. Ajo është e gjallë dhe e thotë mendimin e saj dhe i dëgjon me vëmendje partnerët e saj të bisedimeve. Ajo mund të bëjë humor dhe t'i bëjë dëgjuesin e saj të buzëqeshin me vërejtjet me shpoti që bën.

Pa asnjë dyshim: ajo do t'i shtonte komunikimit në OKB disa ngjyra të reja, si për shembull të folurit çlirët dhe humorin. Njëkohësisht, bullgarja është pafundësisht e zellshme dhe e fortë si çeliku. Të gjithë në kabinetin e saj janë më të rinj se ajo në moshë dhe punojnë me turne, për të ecur në të njëjtin ritëm me të. Për dy ditë ajo fluturon në shtatë breza kohorë dhe është gjithmonë e pranishme. Një aftësi e nevojshme për një sekretare të përgjithshme të OKB-së.

2. Sepse është nga Evropa Lindore

Argumenti më i dukshëm është se asnjëherë nuk ka pasur një sekretar të përgjithshëm nga ky rajon i botës. Evropa Lindore ka një lidhje me problemet, përballë të cilave ndodhen Evropa dhe bota. Atdheu i Georgiewas është në vijën e frontit të krizës së refugjatëve, është fqinj me Turqinë dhe vetëm 1500 km larg Aleppos, simbol i një konflikti që të rrënqeth. Georgieva e ka parë si ra perdja e hekurt dhe e ka përjetuar ndryshimin në Evropën Lindore. Kandidatja ka mbështetjen e shumë vendeve në rajon. Ajo mund të ishte e pranueshme edhe për Moskën. Atje ajo ka jetuar dy vjet, kur prej 1993 deri në 2010 punoi për Bankën Botërore. Ekonomistja e flet mirë rusishten dhe ka kontaktet më të mira në vend ajo i ka takuar edhe Presidentin Putin dhe ministrin e Jashtëm Lavrov.

3. Sepse është grua

Ka ardhur koha për një grua në krye të OKB-së. Një e treta e shteteve anëtare dhe shumë organizata luftojnë për këtë. Angela Merkel bën pjesë në ato që e mbështesin Georgievan. Dhe bullgarja ka disa aftësi që nevojiten urgjentisht: nga periudha kur ka punuar në Bankën Botërore ajo sjell me vete njohuri ndërkombëtare dhe ekonomike. Njëkohësisht ajo është praktike dhe e orientuar në rezultate.

Komisarja e BE ka mjaft sharmë, për t'i nxitur që të bëjnë kompromise kundërshtarët politikë dhe për të shijuar më pas simpatinë e tyre. Ajo nuk zgjatet kur flet, lëvdojnë shokët e saj.

4. Sepse sjell freski

Georgiewa i njeh institucionet ndërkombëtare po nuk është pjesë e aparatit të OKB-së. Në dallim nga rivali i saj, Antonio Guterres ajo do të sjellë vështrim të ri në probleme. Në Parlamentin Evropian Georgievën e quajnë "Action Woman"  - dhe ky është kompliment. Bullgarja është në gjendje të flasë me të gjithë: prej të majtëve deri tek konservatorët skeptikë ndaj BE. Problemet ajo nuk i zgjidh në bazë të kritereve ideologjike, por në bazë të asaj që është e bëshme.

5. Për shkak të historisë së saj

Prej vitit 2010 deri 2014 Georgieva ishte Komisare e BE për ndihmën humanitare. Ajo ndodhej me pushime, kur Pakistanin e goditën në vitin 2010 përmbytje të mëdha. Komisarja i ndërpreu pushimet dhe fluturoi menjëherë për në Pakistan. Fluturimi u vonua dhe avioni mbërriti vetëm në orën 6 të mëngjesit. Shoqëruesit e saj donin t'ia shtynin takimet, në mënyrë që ajo të kishte mundësi të flinte. Por kjo nuk qe punë që bëhej. "Gjumi është një energji e ripërtëritshme", citohet ajo. "Ne e konsumojmë tani dhe e ripërtërisim më vonë. Megjithë vonesë, Kristalina Georgiewa ishte një ndër të parat që mbërriti në rajonin e katastrofave. Njëri prej të paktëve që kishte mbërritur para saj ishte sekretar i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.