1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Këtej e tutje mban përgjegjësinë BE-ja

Komente nga shtypi ndërkombëtar i javës mbas përfundimit të afatit të bisedimeve në kuadër të Troikës dhe vendimit të BE-së për të dërguar misionin e saj në Kosovë

default

Dy faktorë e komplikojnë situatën, shkruan e përditshmja vjeneze "D ie Presse ", të hënën, me rastin e përfundimit të afatit të bisedimeve për Troikën:

"Së pari, konflikti për pavarësinë e Kosovës (...) po ndodh në prag të shtëpisë evropiane. (...) I zoti i shtëpisë nuk duhet të dështojë kurrsesi. Së dyti, BE-ja, jo vetëm që duhet të dalë para portës së vet, por duhet edhe të kujdeset për ruajtjen e rendit të banorëve. (...) Për çdo gjë që do të ndodhë këtej e tutje në Kosovë do të mbajë përgjegjësi BE-ja".

Mbas miratimit të BE-së për dërgimin e misionit në Kosovë, e përditshmja italiane "La Stampa" shkruan:

"Mbasi me nënshkrimin e Konventës së Lisbonës, grindja për reformat institucionale u la nëpër dosje, Evropa po përpiqet tani të marrë përsipër përgjegjësi edhe në fushën e shahut gjeopolitik dhe propozon një zgjidhje (...) për krizën e fundit në Ballkan. (...) Por Qipro dhe Rumania rrefuzojnë ta njohin Kosovën, megjithëse qipriotët kanë lënë një derë të hapur dhe kanë deklaruar, se janë kundër pavarësisë së Kosovës, në se kjo është e njëanshme. Por e ardhmja e Prishtinës është e lidhur me një fat shumë më të madh, duke u nisur nga grindja e përjetshme mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës."

E përditshmja daneze "Politiken" për pavarësinë e Kosovës shkruan në edicionin e së martës:

"Për fat të mirë, gati të gjitha vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur, që në fillim të vitit të ardhshëm të njohin pavarësinë e Kosovës. Pavarësia nuk i zgjidh të gjitha problemet e këtushme. Por ajo është parakusht që qytetarët t'i afrohen normalitetit. (...) Bashkësia ndërkombëtare e ka mbajtur Kosovën që nga viti 1999 si një lloj kolonie, duke u ofruar serbëve dhe miqve të tyre oportunistë në Moskë një lloj alternative për pavarësinë. (...) Sa më shumë vende e njohin Kosovën, aq më i madh do të jetë shansi për ruajtjen e qetësisë së brishtë në këtë pjesë të Ballkanit."

Gazeta spanjolle " ABC " për pavarësinë e Kosovës shkruan në edicionin e saj të së martës:

"Pavarësia e Kosovës duket e pashmangshme. Kjo është rrjedhojë e dështimit katastrofik të evropianëve në Ballkan. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë gabim pas gabimi, ..., dhe tani ndodhet në një situatë, që më keq nuk ka. Shumë shtete, të cilat atëherë vunë në dispozicion trupat për luftën e Nato-s në Jugosllavi, do të kishin vepruar ndryshe në se do ta kishin ditur, se me këtë po nxisnin pavarësinë e një territori. Kosova e pavarur nuk do të jetë kurrësesi strehë stabiliteti. Të gjithë e dinë, që prej andej operojnë mafiet e gjithë Evropës."

  • Data 15.12.2007
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cc9Q
  • Data 15.12.2007
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cc9Q